VIDEO/ 10 ton drogë për në Itali, në kërkim edhe një oficer policie 

policia kanabis

Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës çoi në sekuestrimin e mbi 7 mijë bimëve kanabis sativa dhe në arrestin e 6 personave.

Burime mësojnë se është shpallur në kërkim edhe një punonjës i policisë i cili është i implikuar në kultivimin e kanabisit.

Të arrestuar janë:

1-  Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.

2-  Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.

3-  Klajdi Imeri, 21 vjeç,  banuese në Vlorë.

4-  Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

5-  Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

6-  Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Policia njoftoi se më datë 04.10.2016, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,

– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,

– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale

Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.

Tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Disa nga narkotrafikantët u kapën në një lokal, siç tregohet në videon e mëposhtme.

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Kasandras në Halkidiki të ...
Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat ...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ...
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në ...
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ...
Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë ...
Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është ...
36-vjeçari shqiptar Vasil Rama, shoferi i bandës së “Audit të Verdhë”, është ...
Një studio montazhi në Laç është përfshirë nga flakët për shkak të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesin e ...
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me ...
Pas Vlorës, një tjetër sasi e madhe kanabisi është asgjësuar në fshatin ...
Një 36-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer veprime të ...
Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës ...
Biznesmeni i gazit Ilir Karçini është vënë në pranga sërish nga policia. ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME