Tahiri zgjeron “Frontin e të keqes”, pas opozitës dhe medieve përfshin edhe prokurorinë 

adriatik llalla - saimir tahiri

Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, duket se ka marrë përmasa të tilla sa që po shfaqet hapur sidomos përmes deklaratave nervoze të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas disa goditjeve të suksesshme që i janë  bërë narkotrafikut nga ana e prokurorisë, e cila është bazuar në të dhënat e raportit sekret të shërbimeve sekrete që policia e mohon,  mosbesimi deri në dyshim i prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për çështjen e kërcënimit të tij, deklarata e djeshme e Berishës se pas këtij kërcënimi qëndron Edi Rama etj, e kanë “detyruar” Saimir Tahirin që të tejkalojë edhe shefin e tij në këtë drejtim, duke përfshirë edhe organin e akuzës në atë që ai e etiketoi, “Front i së keqes” në Shqipëri.

“Jemi në mes të një debati shumë të madh për pastërtinë dhe papastërtinë në vend, për mbetje, plehra e kështu me radhë, ku dëgjohet zëri i atyre që i përkasin tashmë “Frontit të së keqes”. Jam shumë i bindur  se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i.

Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital”, deklaroi nervoz  ministri teksa prezantonte 11 makina elektrike që do të përmirësojnë cilësinë e mjedisit, ndërkohë që mediet raportonin për kapjen e një supersasie drogë në Vlorë, ku dyshohet se janë implikuar edhe punonjës policie.

Duke qenë se këto ditë është publikua dhe folur shumë  për një raport sekret të SHISH për kanabisin në vend mbi të cilin po operon me sukses prokuroria, botuar fillimisht nga gazeta “Shekulli” dhe më pas edhe nga media të tjera, Tahiri ashtu si bën zakonisht, edhe sot u shpreh se edhe me këtë rastin e makinave me korent “Front i së keqes” mbase e gjen diçka për të synuar të bëjnë pis Policinë e Shtetit.

“Me siguri do dalë ndonjë portal, gazetë, ndonjë konferencë shtypi te SHQUP-i, që të hedhë një akuzë apo pak baltë tek puna jonë. Kjo është fare e natyrshme. Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona”, deklaroi pa e fshehur krenarinë për makinat elektronike Ministri i Brendshëm ndërkohë që në Vlorë peshoheshin tonelatat e drogës që “nuk ekziston”.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME