VIDEO – FOTO/ Sulm terrorist në Bruksel, policët goditen me thikë 

Belgjike

Dy efektivë policie në Bruksel në Belgjikës janë goditur me thikë sot në atë që dyshohet si një sulm terrorist, citohen burime zyrtare nga prokuroria belge, nga mediat lokale.

Sipas policisë lokale, personi i armatosur me thikë ka goditur në qafë një oficer policie, ndërsa tjetrin e ka goditur në stomak, në zonën “Schaerbeek” të qytetit.

Autori u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga një grup i dytë policësh të cilët e qëlluan me armë zjarri në këmbë.

Sulmuesi, i cili raportohet se është 43-vjeç dhe me shtetësi belge, gjithashtu i ka thyer hundën një polici të tretë.

Policia tha se oficerët e plagosur, të cilët ishin veshur civil, nuk janë në rrezik për jetën.

Eric Van Der Sypt, një zëdhënës i prokurorisë federale belge tha: “Ne kemi arsye të besojmë se incidenti ishte një sulm terrorist.”

Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë pas shpërthimeve në mars, kur u vranë 32 persona në aeroportin e qytetit dhe metro.

Më herët gjatë ditës së sotme, stacioni hekurudhor “Gare du Nord” në kryeqytetin belg u mbyll për një orë për shkak të një alarm për bombë. /Syri.net/

Belgjike

Belgjike

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Uragani “Matthew” është drejtuar drejt Bahamas dhe bregut lindor të Floridas të ...
Për më shumë se 60 vjet, këto unaza misterioze në Murmansk të ...
Është një vizion i tmerrshëm i luftës – dhe një luftë ndryshe ...
Carla Hiers dhe partneri i saj ishin rrëzuar në tokë pasi kishin ...
Aktivistë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi i bënë thirrje Bashkimit ...
Një gazetar britanik, i njohur si “sheiku i rremë” për prirjen e ...
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg tha sot se nuk pendohet se kishte luajtur ...
Pas Edward Snowden, SHBA është alarmuar se një tjetër kontraktor i NSA ...
Një skelet i një mashkulli i fosilizuar, për të cilin shkencëtarët pohojnë ...
Forcat e armatosura turke (TSK) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, ...
Britania e Madhe kërkon që ushtarët britanikë të përjashtohen nga Konventa Europian ...
Antonio Pelle është lideri i grupit kriminal të San Luca në Itali ...
Dy efektivë policie në Bruksel në Belgjikës janë goditur me thikë sot ...
Vladimir Putin i kërkoi sot deputetëve të sapozgjedhur pas legjislativeve që kurorëzuan ...
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga talibanët që ta ...
Në Kembrixh, në Masaçusets, është shitur për më shumë se 62 mijë ...
Policia gjermane po heton një çift i cili thuhet mbajtur djaline tyre, ...
Autoritetet greke kthyen sot nga ishulli grek Lesbos drejt Dikili-t në Turqi ...
HARTA E FAQES SHERBIME