SHËNIM/ Përbindëshi shqiptar i narkotrafikut po nxjerr kreshtat 

DROGA TAHIRI

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej zyrtarisht nga partnerët italianë dhe ata grekë ishte një shifër që përbënte rekord historik, mbi 12 ton vetëm brenda një muaji.

Por sot pas 2 operacioneve, njëri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Vlorë dhe tjetri nga policia italiane, e ka dyfishuar këtë sasi. Bëhet fjalë për më shumë se 22 tonë të kapura në një hark të shkurtër kohor. Shifra është e frikshme, kur mendon se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

I gjithë ky inflacion droge, përkon me mbylljen e sezonit të kanabisit në vendin tonë dhe çeljen e fazës tjetër, atë të shitjes së tij. Kushdo që ka sado pak njohuri nga kriminalistika e di se mafia e narkotrafikut nga 10-30% maksimumi, të sasisë që trafikon e konsideron paraprakisht si të humbur në luftën e saj me institucionet ligj-zbatuese, veçanërisht ato të huaja.

Pavarësisht këmbënguljes së kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri për të kundërtën, ajo që ishte paralajmëruar menjëherë pas goditjes së Lazaratit, po ndodh. Nga një fenomen i izoluar, tashmë jemi përball një sipërmarrje me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Tolerimi deri në këtë pikë e ka rritur aq shumë përbindëshin, sa që droga rrezikon të shndërrohet në një rrezik tipik të sigurisë kombëtare.

Nëse me Lazaratin kishim një “ishull”, tani është lazaratizuar i gjithë vendi. Por ajo që duhet të alarmojë shoqërinë, opozitën, ndërkombëtarët, vetë atë pjesë të madhe të maxhorancës të pa implikuar në këtë projekt është fakti se tashmë jemi të qartë, se kemi të bëjmë jo me spontanitet por me një sipërmarrje të organizuar me prapavijë të qartë ekonomike dhe politike. Vendi po përvetëson (në rastin më të mirë nën hundëleshësinë e shtetit) krijimin e një e modelit të një ekonomie kriminale.

Shikoni çfarë ndodh me mijëra e mijëra të rinj, gra dhe burra të cilët vetëm për 20 mijë lekë të vjetra, po vrapojnë të punësohen në këtë biznes. Kjo tregon se popullata jonë është e uritur për punë. Çohen që në 4 të mëngjesit, rrezikojnë me ligjin dhe shkojnë e punojnë për narkotrafikantët për 400 euro në muaj, aq sa është rroga mesare, madje edhe më pak se në Maqedoninë fqinje që nuk ka as resurset turistike, as bujqësore të Shqipërisë.

Nga ana tjetër projektimi dhe lejimi i këtij modeli, godet rëndë konceptin e të bërit biznes dhe të punësimit. Nëse fle me qentë, nuk ke pse habitesh që kruhesh të nesërmen. Këtë model pasurimi dhe punësimi që po i japim rinisë, do ta vuajmë më pas. Shikoni se çfarë po ndodh në Filipine. Një shoqëri e tërë e droguar dhe e implikuar, tani përpëlitet në valë gjaku, sepse nuk gjen dot zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëhen nesër ata fëmijë 14-15 vjeçarë që punojnë në fermat e narkotrafikantëve?!

Gjithashtu pasoja të rënda do të ketë, edhe në ekonominë e vendit. Gjithë ato para që do të përfitohen pas shitjes së kanabisit, do të tentojnë të inflirtohen në ekonomi, të pastrohen. Kjo do të shkatërrojë konkurencën, bizneset e ndershme të cilat nuk mundet kurrë të konkurrojnë me ato që kanë financime nga krimi. Këtë lloj eksperimenti e kanë bërë shumë vende, veçanërisht në Amerikën Latine, por pasojat dihen; thellim i varfërisë për shumicën e popullatave dhe diferencim i një grushti njerëzish që riciklojnë vetveten, pas çdo palë zgjedhjesh që në fasadë do të jenë të lira dhe demokratike, por në fakt trusti i kanabisit i ka të paracaktuara.

Ekonomia kriminale godet biznesin e madh të ndershëm, por më shumë atë të mesëm që është edhe zemra e kapitalizmit, shoqërisë së konsumit. Shembulli i fermerëve të mandarinave në Xarrë të Sarandës, bie përpara atij të fermerëve të kanabisit. Serat e luleshtrydheve në Lushnje ngjajnë si investim i gabuar përpara serave të hashashit, shitësit e cigareve dhe xhinglaminglave të tjera që përfaqësojnë konsumin e përditshëm, do duken budallenj përpara shpërndarësve të cigareve me marijuanë nëpër shkolla, lokale…etj etj

Por më e rrezikshme në gjithë këtë histori është kriminalizimi i strukturave ligjzbatuese. Nuk mund të quash “shtet të fortë” ti, atë që fut në burg një njeri që nuk paguan dritat dhe nuk bën të njëjtën gjë për pronarët e fermave të kanabisit. Çdo tolerancë, çdo mefshtësi, çdo ikje nga realiteti, paguhet me para të thata nga narkotrafiku. Këtë po bën kryeministri, ky është mesazhi që marrin punonjësit e policisë.

Kapjet e fundit të sasirave gjigante me kanabis, pavarësisht nxitimit të policisë së Tahirit për të marrë autorësinë, janë bërë nga ndërkombëtarët dhe prokuroria shqiptare. Duket si paradoks, por lufta tashmë jo e fshehtë mes prokurorisë dhe policisë po jep rezultate pozitive, të paktën në drejtim të narkotrafikut.

Por ashtu siç e thamë më lartë, këto sasi të kapura sa do që kanë kapur rekorde historike, janë vetëm maja e ajsbergut. Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, ish-deputeti i saj Koço Kokëdhima pak ditë më parë paralajmëroi, se nëse vazhdohet kështu me situatën e drogës në vend, Shqipëria rrezikon një tranzicion të dytë, këtë herë jo i dhimbshëm, por i përgjakshëm. Dhe Kokëdhima është “ujk i vjetër”, e njeh mirë kryeministrin që drejton vendin dhe shpurën e tij…

Gjithsesi përbindëshi shqiptar i narkotrafikut është rritur aq shumë, sa që me këto goditje që vijnë nga përtej detit ka nxjerrë vetëm majat e kreshtave dhe po tund bishtin. Është koha për ti prerë kokën tani. Përdryshe “alkaponet” e ambasadorit Lu do të na duken si ata “skifterët” që vijnë nga jashtë dhe bëjnë bosin dhe të fortin nëpër Bllok, për të përfunduar pastaj si personazhe skeçesh te Portokallia.

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME