Rona Nishliu anëtare e jurisë në “The Voice of Albania 6” 

Rona Nishliu

Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e “The Voice of Albania 6”. Këngëtare, tekstshkruese, filantropiste. Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj.

Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu, korri sukses ndërkombëtar në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Kjo këngë, me tekst të shkruar nga vetë Nishliu, është vlerësuar nga kritikët e të përditshmeve më në zë evropiane si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Corriere della Sera”, “Metro”, e të tjera.

Kënga është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke u kënduar në disa kompeticione rajonale në Bullgari, Rumani, Malte, e deri tek “The Voice” në Ukrainë.

Nishliu shpesh ka përdorur fuqinë e saj artistike në mbështetje të kauzave të ndryshme humanitare. Ajo është pjesë e një projekti në Kosovë kundër dhunës gjinore, temë për të cilën ka dhe një këngë.

Gjithashtu prej disa viteve ka dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Në vitin 2014, Nishliu ishte e ftuar në koncertin e organizuar në kryeqytetin e Serbisë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, ku emocionoi të pranishmit duke kënduar shqip.

Duartrokitjet e tej zgjatura për të, konfirmuan se Rona Nishliu është vërtetë ambasadore e kulturës shqiptare në botë. Albumi i saj i parë “Me motivet tona” ka shëtitur si koncert në qytete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri si pjesë e një projekti kulturor për të risjellë në vëmendje këngë të vjetra shqiptare.

Ashtu sikurse Rona Nishliu, për herë të parë karrigen e kuqe të “The Voice” do ta provojë edhe Alban Skënderaj. Ky angazhim i ri i kantautorit të njohur ishte njoftuar para disa javësh, shkruan Top Channel.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Dashi – Saturni do merret gjate ...
Modelja e njohur shqiptare, Iris Shala, ...
Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të ...
Rozana Radi ka shtuar aktivitetin e ...
Për të gjithë adhuruesit e autorit ...
Nga Kim Kardashian te Justin Biber. ...
Këngëtarja Dua Lipa gjatë muajit gusht ...
Rona Nishliu është zyrtarisht trajnere e ...
Reperi popullor Gold Ag dhe këngëtarja ...
Modelja Heidi Lushtaku po shfaqet gjithnjë ...
Këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila vetëm ...
Është vetëm 18-vjeçar, por me stilin ...
Amber Rose rikthehet më seksi se ...
HARTA E FAQES SHERBIME