Reforma zgjedhore, KVV: S’ka kohë për ndërhyrje të thellë, të zgjidhet financimi i partive 

thumbs_b_c_523f389f4ce236df6a8a1c120934cbaa

Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar një Opinion për “draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike”.

KVV sqaron se është e pamundur që të kryhet një reformë tërësore për sistemin zgjedhor në vend, duke qenë se kanë mbetur vetëm disa muaj nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

“Në këtë situatë të momentit të fundit,  KVV gjykon se e vetmja mundësi për një ndërhyrje të thelluar të tanishme në përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor është çështja e rregullimit të financave të partive politike.

Ky sugjerim vjen jo vetëm sepse operativisht amendimet për këtë objekt të kuadrit ligjor janë institucionalisht të centralizuara dhe nuk kërkojnë procese madhore, si në burime materiale ashtu dhe njerëzore, por edhe sepse është adresimi më direkt në gjenezën e problematikave që vuajnë proceset zgjedhore në vend.

Adresimi i fenomeneve si fushata zgjedhore hije, vullnetarizimi, dhurimet në natyrë, konflikti i interesit të donatorëve, dhe të tjera do të ishin hapat më konkretë në luftën kundër përfshirjes së interesave jashtëligjshme në përfaqësimin politik.

Dokumenti i ofruar nuk merr përsipër të ofrojë zgjidhje universale të problematikave të evidentuara deri më sot. Qëllimi i tij më i parë është evidentimi i problematikave të hasura përgjatë ecurisë institucionale të deri më sotme në vend dhe monitorimit të kryer.

Së dyti, Dokumenti përpiqet të përcjellë jo vetëm një kontribut ndaj një procesi legjislativ, por edhe standartizimin e çështjes së financave të partive politike në ligjërimin politik dhe zgjedhor, me bindjen se trajtimi në mënyrë të thelluar i problematikës së kësaj çështje adreson gati tërë spektrin e problematikave të korrupsionit zgjedhor, si dhe fuqizimin e vendimmarrjes së qytetarëve në proceset zgjedhore. Në këtë drejtim, dokumenti përpiqet të paraqesë edhe modele të përvojave më pozitive që shërbejnë për t’u marrë në konsideratë”, thuhet në njoftimin e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Kliko KETU për dokumentin

 

 

 

 

 

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME