Noka: Makinat elektrike, lodër për Tahirin, po s’mjaftojnë për të kapur Balilin 

14484605_1281012008615622_3738277358272417629_n

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në Polici, prezantuar nga pasardhësi i tij Saimir Tahiri sot, pasi ato duken si lodër përballë krimit dhe vërshimit të drogës.

Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, – thotë Noka, – po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin.” Ja shënimi i plotë i ish-ministrit demokrat në Fb:

“Makinat elektrike mund te jene nje loder e re per nje englendisje te cunave,  por dikush t’i kontrolloje per kasetofona, se Saje qorri nuk harron zanatin e vjeter, ka dore.

Ato mund te jene nje loder per nje minister pervers, po nuk mjaftojne per te kapur Balilin qe e kerkon gjysma e policise se botes, por e mbron Rama me Tahirin.

Nuk mjaftojne as per te kapur “Audi”-n e Saimir Bashkim Tahirit, qe e perdorin Habilajt ne Vlore sa here kerkojne t’i nderoje policia.

Une e kuptoj deshperimin e Tahirit te Rames.

Prokuroria dhe policia italiane e kane demtuar rende sot. I kane kapur 11 tone droge. I ngeli 30 – perqindeshi i kesaj sasie pa marre. Do mundohet te kape ndonjë tender uniformash per ta kompensuar. S’ka ç’bën.”

TAHIRI PER MAKINAT ELEKTRIKE:

“Sot ne prezantojmë një tjetër reformë, që e bën Policinë e Shtetit në Shqipëri të vetmen në të gjithë rajonin dhe një ndër pesë policitë e Europës, që kanë në përdorim një flotë në makina elektrike. Janë makina që nuk përdorin një pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut.

Këto makina shpenzojnë 1200 lekë të vjetra për 100 kilometra. Ndërkohë që një makinë normale në Policinë e Shtetit për 100 kilometra shpenzon diku te 30.000 lekë. Është kursim i paimagjinueshëm, në pikëpamje të buxhetit e po ashtu të mirëmbajtjes.

Në qoftë se makina e Policisë së Shtetit sot, – ajo tradicionalja, – është ‘viktimë’ e mirëmbajtjes së vazhdueshme, për shkak të cilësisë së vet mjetit, këto makina duan shumë-shumë pak mirëmbajtje.

Kjo nuk është një reformë. Nuk është vetëm mundësia jonë për të ideuar e për të blerë makina elektrike. Kjo është një kthesë e fortë në mentalitet, sepse hyjmë në ato pesë vende në Europë që sot drejtohet drejt burimeve alternative të energjisë.”

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME