Nishani në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve 

unnamed (1)

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë u pritën sot me të gjitha nderet dhe ceremonitë përkatëse nga Mbreti Abdullah II Ibn Al Hussein dhe Mbretëresha Rania Al Abdullah. Pas nderimeve dhe ceremonive të rastit, Presidenti Nishani zhvilloi një takim të veçantë kokë më kokë me Madhërinë e Tij dhe më pas, krerët e të dy vendeve kryesuan takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve.

Presidenti Nishani vuri në dukje kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë zyrtare në nivel Kreu Shteti në Jordani, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve në vitet e fundit. Duke iu referuar edhe vizitës së Mbretit të Jordanisë një vit më parë në Shqipëri, Presidenti Nishani, theksoi se shkëmbimi i vizitave në këto nivele jo vetëm që shpreh dëshirën dhe vullnetin politik për t’i forcuar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, por ka ndikuar ndjeshëm në nxitjen e institucioneve të të dy vendeve për të vlerësuar dhe eksploruar më mirë mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorë të veçantë të ekonomisë dhe të sistemit shëndetësor.

“Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve po mbyllin dekadën e tretë të lidhjes së tyre, por intensifikimi i shkëmbimit të vizitave në nivele të larta politike gjatë viteve të fundit po ndikon ndjeshëm në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik e tregtar nuk i përgjigjet nivelit aktual të bashkëpunimit politik, duke shprehur bindjen se nga institucionet e të dy vendeve do të bëhet më shumë për të nxitur nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe për të përmirësuar kuadrin e përbashkët ligjor, që do të inkurajonte më shumë këtë bashkëpunim.

Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve në këtë drejtim, duke theksuar se asgjë nuk mund ta pengojë veçanërisht konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, energjisë, bujqësisë, arsimit e shkencës dhe në fusha të tjera me interes për të dy vendet. Të dy Krerët e Shteteve ranë dakord për të inkurajuar strukturat qeveritare, por edhe ato parlamentare për të eksploruar sa më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vijuar me ide e projekte konkrete.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen për interesin e treguar nga Mbreti Abdullah II Ibn Al Hussein për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në këto momente kur rajoni dhe Evropa janë të kërcënuara nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Kreu i Shtetit shqiptare falënderoi Mbretin e Jordanisë për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës, si përmes njohjes direkte në vitin 2009 si vendi i parë i Lindjes së Mesme që ndërmori këtë akt, ashtu edhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, duke theksuar se faktet sot tregojnë qartë se, Pavarësia e Kosovës i ka shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, por jo vetëm.

Mes dy Kryetarëve të Shteteve u bisedua edhe për çështjet e ndryshme të sigurisë dhe të bashkëpunimit në këtë kuadër, ku ndër të tjera u vlerësua bashkëpunimi mes institucioneve të specializuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti Nishani vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Mbreti Abdullah II dhe Jordania kanë dhënë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në nivel global.

Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, u takua sot edhe me Kryeministrin e Vendit Dr. Hani Al Mulki, si dhe me Presidentin e ri të Senatit, Feisal Al Fayez.

Presidenti Nishani edhe në takimin me autoritetet e larta jordaneze evidentoi kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite në Jordani, si dhe theksoi nevojën e ngushtimit të diferencës mes bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe atij shumë të mirë politik mes dy vendeve.

Ashtu si edhe në takimin me Mbretin e Jordanisë, Presidenti Nishani edhe në takimin me Kryeministrin Al Mulki, vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fusha konkrete, si dhe për vullnetin dhe interesimin e shprehur për përmirësimin e kuadrit të përbashkët ligjor në funksion të këtij bashkëpunimi.

Ndërsa në takimin me Presidentin e Senatit Al Fayez, Presidenti Nishani u shpreh se përtej vullnetit politik që tashmë është i shprehur qartë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që shkëmbimet parlamentare të rriten e forcohen. “Iniciativat parlamentare kanë një rol të dorës së parë në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve e të dy popujve.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Çështjet e bashkëpunimit rajonal, të sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm u bënë pjesë e bisedave edhe me dy autoritete e larta jordaneze, ku Presidenti Nishani theksoi vendosmërinë e Shqipërisë dhe institucioneve të saj për të qenë pjesë aktive e luftës kundër terrorizmit, si dhe vijuar me programe të veçanta edukimi për komunitetet e prekura nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm.

unnamed (5) unnamed (4) unnamed (3) unnamed (2)

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME