Kusht i ri për liçensimin e taksive: Vetëm makina të vitit të fundit 

Taxi

Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. Çdo person apo subjekt që do të aplikojë në bashki për të marrë liçensën, duhet të posedojë automjet të vitit të fundit.

Ky është një nga ndryshimet themelore të rregullores për funksionimin e shërbimit taksi, e cila nuk e kufizon më numrin e liçensave që do të jepen.

Nga ana tjetër, vendos kushte të rënda për funksionimin e tyre, si ai për vitin e aplikimit, i cili duhet të jetë i njëjtë me vitin e prodhimit të automjetit.

Ndryshimet e reja fokusohen në kushtet teknike të mjeketeve dhe kryesisht vitin e prodhimit, që ndidkon direkt në komoditetin e përdoruesve të këtij shërbimi. Nga 2009-a deri tani rezultojnë mbi 1 mijë taksistë të liçensuar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kaos të plotë.

Transporti i udhëtarëve në shërbimin taksi 4+1 dhe 8+1 vende, lejohet vetëm me mjete të destinuara për transport udhëtarësh. Subjektet që i nënshtrohen licensimit, mjeti duhet të plotësojë një nga kriteret e mëposhtme:

-Për çdo aplikim të ri, mjeti duhet të jetë i prodhuar në të njëtin vit me vitin e aplikimit për licensim si dhe specifikat teknike të mjeteve duhet të kenë një nga kushtet:

a)Të jetë “Euro 6” (makinë me naftë, standarti më i lartë i pastërtisë) ose një standart më i ri dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit për licensim.

b) Të jetë “Elektrik” (makinë normale me bateri) dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit për licensim.

c)Të jetë “Hibrid”(makinë elektrike ose me benzinë) dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit.

Në rastin e rilicencimit mjeti nuk duhet të jetë më i vjetër se 15 vite nga viti i aplikimit për rilicenscim. /Panorama

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME