Kur Al Kapone bëhet “ëngjëllor”: Kjo është letra që i kishte dërguar të birit 

Al-Kapone-780x439

Në Kembrixh, në Masaçusets, është shitur për më shumë se 62 mijë dollarë një letër me tre faqe që gangsteri famëkeq amerikan i dërgoi të birit Albert. Për herë të parë, ai tregon anën e tij “të ëmbël”.

“Të puth me dashuri babai yt i shtrenjtë Alphonse Capone #85”.

Mbyllej kështu një letër me tre faqe që Al Kapone, një nga gangsterët më të pamëshirshëm të historisë, i ka dërguar në vitin 1938 djalit të tij Albert, i ashtuquajturi “Sonny”, nga burgu famëkeq i Alkatrazit, në San Françisko, ku ishte mbyllur në qelinë numër 85.

 Ana pozitive

Letra e “armikut publik numër një”, tregon për të parën herë anën “e ëmbël” të Kapones dhe për këtë motiv ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve të të gjithë botës.

Letra e kreut të bandës që terrorizoi qytetin për vite me metoda mafioze, është shitur në Kembrixh, në Masaçusets për 62 mijë dollarë dhe është blerë nga një person anonim nga Çikago.

“Bir, – i shkruante Al Kapone djalit të tij që ishte 20 vjeç dhe frekuentonte Universitetin e Majemit, – vazhdo kështu dhe mos lejo që asnjë të të bëjë të vuajë dhe kur të jesh në gjendje jo të mirë, dëgjo nga një disqet për të cilat të kam shkruar”.

Njeriu, i cili mes shumë vrasjeve ka urdhëruar në vitin 1929 edhe masakrën e San Valentinos – ku njerëzit e tij shfarosën bandën e Bugs Moran, duke lënë të vrarë shtatë persona – pikërisht në vitin 1938, iu diagnostikua një formë sifilizi, e marrë në moshën më të re dhe u shtrua menjëherë në spitalin e burgut, ku kaloi një vit.

Sonny, i cili vdiq në vitin 2004, nuk trashëgoi gjurmët e babit vrasës si bos i mafies: e vetmja njollë në dosjen e tij penale, ka qenë një dënim për vjedhjen e një dyqani.

Shpresa e lirimit

“Zemra ime, shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu siç shpresojmë vitin që vjen, – vazhdonte Kapone, i cili qëndroi në burg për masakrën e San Valentinos dhe për mashtrim fiskal dhe që shpresonte në një ulje të dënimit, pastaj të fituar në 1939-ën për sjellje të mirë. – Dhe vetëm pastaj mund të ripërqafohemi”.

Në letër, Kapone i tregonte të birit se kishte organizuar në Alkatraz një grup muzikor “The Rock Islanders”, me të cilën gangsteri zbavitej teksa luante me një instrument shumë të ngjashëm me mandolinën.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Uragani “Matthew” është drejtuar drejt Bahamas dhe bregut lindor të Floridas të ...
Për më shumë se 60 vjet, këto unaza misterioze në Murmansk të ...
Është një vizion i tmerrshëm i luftës – dhe një luftë ndryshe ...
Carla Hiers dhe partneri i saj ishin rrëzuar në tokë pasi kishin ...
Aktivistë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi i bënë thirrje Bashkimit ...
Një gazetar britanik, i njohur si “sheiku i rremë” për prirjen e ...
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg tha sot se nuk pendohet se kishte luajtur ...
Pas Edward Snowden, SHBA është alarmuar se një tjetër kontraktor i NSA ...
Një skelet i një mashkulli i fosilizuar, për të cilin shkencëtarët pohojnë ...
Forcat e armatosura turke (TSK) në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, ...
Britania e Madhe kërkon që ushtarët britanikë të përjashtohen nga Konventa Europian ...
Antonio Pelle është lideri i grupit kriminal të San Luca në Itali ...
Dy efektivë policie në Bruksel në Belgjikës janë goditur me thikë sot ...
Vladimir Putin i kërkoi sot deputetëve të sapozgjedhur pas legjislativeve që kurorëzuan ...
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga talibanët që ta ...
Në Kembrixh, në Masaçusets, është shitur për më shumë se 62 mijë ...
Policia gjermane po heton një çift i cili thuhet mbajtur djaline tyre, ...
Autoritetet greke kthyen sot nga ishulli grek Lesbos drejt Dikili-t në Turqi ...
HARTA E FAQES SHERBIME