Komision hetimor për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer” 

pajisja-e-pergjimit

Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet edhe ngritja e një komisioni hetimor për hetimin për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga ana e Ministrisë së Brendshme për pajisjen përgjuese “IMSI Cathcer”.

Kërkesa është depozituar nga një grup deputetësh i Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të zbulojnë nëse pajisja është përdorur për realizimin e përgjimeve të paligjshme. Komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, ndërsa do të drejtohet nga një deputet i PD-së.

Komisioni pritet të ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj.

Objekti i punës së komisionit hetimor është:

1) Kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për hyrjen, administrimin dhe përdorimin e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”;

2) Njohja dhe verifikimi i mënyrës së përdorimit të saj dhe lëvizjes së kryer nga kjo pajisje dhe mjetit ku ajo ndodhej;

3) Njohja me dokumentacionin e plotë ligjor për përdorimin e saj, dhe veprimtarinë e kryer me pajisjen “IMSI Catcher”, për të konkluduar në realizimin apo jo të përgjimeve të paligjshme nëpërmjet saj;

4) Kontrolli i sjelljes dhe veprimeve konkrete të autoriteteve të përfshira në këtë ngjarje, në raport me nevojën e zbardhjes së këtij skandali.

Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit.

Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ndërsa janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. Për veprimtarinë e pajisjes, janë pyetur edhe krerët e disa institucioneve nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare, siç është kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME