Kampioni i botës në boks rrezikon ndeshjen nga kokaina 

Untitled-26

Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, mund ta humbë licencën për të boksuar pas deklaratave se përdor kokainë.

Boksieri britanik, fillimisht deklaroi se ishte pensionuar nga ky sport (pastaj e tërhoqi komentin), ndërsa këto ditë ka pranuar se po vuan nga depresioni.

Sekretari i gjeneral i Bordit britanik të kontrollimit të boksit, Robert Smith, ka thënë se përdorimi i kokainës është i kundërligjshëm. Ky bord ia mori licencën Ricky Hattonit në vitin 2010, pasi u kuptua se ai përdorte drogë transmeton Telegrafi.

Më 12 tetor, bordi do të mblidhet dhe çështja e Furyt pritet të jetë temë e ditës dhe ai mund ta humbë të drejtën për të boksuar, njofton Telegrafi.

Nga ana tjetër, WBO dhe WBA mund t’ia marrin titujt ose t’i shpallin titujt vakantë, në rast se Bordi britanik i kontrollimit të boksit vendos që ta suspendojë nga ky sport.

Fury, i cili është i pamposhtur në 25 meçe profesionale, nuk ka luftuar që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Wladimir Klitschkon duke ia rrëmbyer titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Trajnenri i Spanjës Julen Lopetegui ngacmuar nga gazetarët rreth formacionit të skuadrës, ...
Duket se më në fund Borusia Dortmund do të privohet nga shërbimt ...
Topi i futbollit që shihni më poshtë është projektuar që të funksionojë ...
Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, raportohet se do të mungojë ...
Në pritje për të dhënë konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes me ...
Pasi ka humbur shumë raste të pastra për shënim në ndeshjet e ...
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi thotë se e di që Arsenali pagoi shtrenjtë ...
Kur gjerat po shkonin mire pas rezultateve pozitive sidomos pas fitores se ...
“Transferimi i Diego Maradonas te Napoli në vitin 1984? Është ekuivalent sikur ...
Ish-futbollisti i Ganës, Malik Jabir, ka dhënë një deklaratë shumë interesante për ...
Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, mund ta ...
Ndeshja që do të luhet nesër më mbrëmje midis Lihtershtejnit dhe kombëtares ...
Real Madrid ka provuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan ...
Edhe pse mbaroi para pak muajsh, edicioni i ardhshëm i kampionatit europian ...
Ante Çaçiç është paraqitur para mediave për ndeshjen Kosovë-Kroaci. Ai e konsideron ...
Gianni De Biasi ka folur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj ...
Kapiteni i Kombëtare së Kroacisë, Vedran Corluka ka thënë se Kroacia nga ...
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka folur në konferencën për shtyp para ...
HARTA E FAQES SHERBIME