Ja si të eleminoni puçrat që ju krijohen kur rruheni 

Screenshot_6

Puçrrat që krijohen pas rruajtjes janë gjithmoën të mërzitshme dhe shumë irrituese. Ato ndodhin kur pas rruajtjes qimet fillojnë të rriten nën lëkurë. Në disa raste ato mund të infektohen dhe të shkaktojnë dhimbje të shumta.

Shkaqet e formimit të këtyre puçrrave

Mundësitë për të krijuar plagë të tilla janë të shumta, por ato shumëfishohen nëse lëkura nuk është e hidratuar mirë. Një heqje e qimeve sa më afër lëkurës është dhe arsyeja se pse kur ato dalin, fillojnë e rriten brenda lëkurës.
Njerëzit që kanë flokë kaçurrela janë dhe më të prekur nga kjo dukuri sesa personat me flokë të drejtë, pasi flokët e përdredhur kanë më shumë mundësi të rriten brenda lëkurës sesa të dalin drejt nga rrënja.

Në momentin që qimet fillojnë e rriten brenda në lëkurë, trupi e njeh këtë si një infeksion dhe përpiqet ta luftojë, duke shkaktuar kështu puçrrat që ne të gjithë i njohim. Përdorimi i një brisku të mbushur me baktere është një tjetër mundësi e madhe që shkakton këto infeksione.

Metoda 1: Aspirina

Përbërësit :

Aspirinë – 2 lugë gjelle

Ujë i vakët – 1 lugë

Një lugë

Një peshqir ose pambuk

Mënyra e përdorimit:

Hidhni dy lugët e aspirinës me ujin e ngrohtë më një enë të pastër. Lëreni për disa minuta. Duke përdorur një lugë përziejini së bashku derisa të formojnë një pastë. Aplikojeni këtë të fundit në zonën e prekur. Lëreni për 15 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë deri sa t’i hiqni plagët.

Metoda 2: Vaj

Përbërësit:

Vajra si kamomili ose levandre – 30 ml

Ujë akull i ftohtë – ¼ e gotës

Një gotë

Toptha pambuku

Peshqir i butë

Mënyra e përdorimit:

Hidhini 30 ml e vajit në një gotë. Hidhni më pas edhe ujin për të holluar vajin që të mos shkaktojë irritime në zonën e prekur. Përziejini me kujdes me një lugë. Lëreni për 2- 3 minuta. Duke përdorur topthat e pambukut lyeni pjesën e infektuar me kujdes. Lëreni në lëkurë deri sa të skuqja të zhduket. Përsëri duke përdorur ujë të ftohtë dhe pambuk pastroni me kujdes zonën. Ndiqeni të njëjtën procedurë 2-3 herë në ditë për të arritur efektin e kërkuar.

Metoda 3 : Lëng limoni

Përbërësit :

1 limon

Toptha pambuku

Një copë e pastër ose një peshqir

Si ta përgatisni:

Prisni një limon në gjysmë dhe shtrydheni lëngun në një enë.
Zhysni në të një copë pambuku dhe më ndihmën e saj aplikojeni lëngun në zonën e infektuar. Nëse për ju infektimet e qimeve pas rruajtjes janë të zakonshme, përdoreni këtë kurë pas çdo herë që rruheni.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Dhimbjet e periodave janë diçka që mund të prekin çdo femër. Shumë ...
Dikur konsiderohej si një erëz që mund të hidhej me raste tek ...
Mbipesha ekstreme, apo obeziteti, është njëri ndër problemet më të mëdha i ...
Për të gjithë ata që mendojnë se kanë IQ të ulët, tashmë ...
Puçrrat që krijohen pas rruajtjes janë gjithmoën të mërzitshme dhe shumë irrituese. ...
Kur ishim të vegjël dëgjonim shpesh të rriturit që na këshillonin që ...
Ndoshta i vetmi element negativ në këto perime është era e pakëndshme ...
A e dini ç’duhet të bëni nëse ndodheni në situatën kur ndokujt ...
Sëmundjet të tilla si astma, bronshiti dhe të tjera që më së ...
Shkaktari kryesor i tharjes vagjinale është ndryshimi i hormoneve. Dy gjendjet kryesore hormonale ...
Dhimbjet e kokës në mëngjes, stresi, tensionimet dhe kërcitja që dëgjoni sa ...
Disa persona plaken më shpejt sesa të tjerët, e disa tjerë edhe ...
Kjo metodë e largimit të dhimbjeve është shumë e lashtë dhe quhet ...
Çiftet të cilat po ‘luftojnë’ për të pasur fëmijë thjeshtë duhet të ...
Sëmundjet e tilla siç janë astma, bronshiti si dhe lloje të ndryshme ...
Shumë njerëz e shmangin përdorimin e vajit të kastorit për flokë dhe ...
Sëmundjet e gjendrës tiroide prekin rreth 200 milionë njerëz në botë, siç ...
Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Osteopathic ...
HARTA E FAQES SHERBIME