Hashtag: Kushërinjtë e Tahirit dyshohen si padronët e 10 tonë drogë të zbuluara në Vlorë 

tahiri kanabisi

Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia arrestoi 6 persona.

Por një burim i HashtagAl në policinë e Vlorës thotë se pronarët e vërtetë të ‘mallit’ janë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm.

Burimi i rezervuar nga struktura e antidrogës në policinë e Vlorës i tha HashtagAl:

Territori ku është kapur kanabisi është patronazh i vëllezërve Habilaj, kushërinj të parë të ministrit të Brendshëm, z. Tahiri. Kam asistuar operacionin dhe policët, përfshirë ata të ardhur nga Tirana, kanë qenë të intimiduar gjatë kryerjes së veprimeve, shoqërimeve dhe arrestimeve”.

Më tej ai shton:

Territori ku është bërë sekuestrimi i kanabisit nga policia është një territor ku punohet intensivisht. Në njërën prej kodrës, nga maja e të cilës ka fushëpamje totale të parcelave, policia ka ngritur një postë, e cila ruan territorin për llogari të mbrojtjes së kultivuesve”.

Zyrtari i antidrogës së qytetit të Vlorës, i cili dëshiron të mbetet anonim, i tha HashtagAl se nuk ka prova direkte që implikojnë vëllezërit Habilaj, të paktën deri në këtë moment, por kontrolli i tyre mbi këtë territor është një ‘sekret i hapur’, e dinë të gjithë në këtë zonë.

Vëllezërit Habilaj akuzohen prej vitesh nga opozita si menaxherët e kanabisit në aksin Vlorë-Tepelenë, akuza që filluan që në momentin kur lidhja e tyre me ministrin Tahiri dhe drogën u denoncua nga ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani.

Sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sasia e kanabisit të sekuestruar është në rreth 20 tonë.

Kjo shifër nuk konfirmohet nga policia, por ajo që mësoi HashtagAl është se sasia ishte aq e madhe, saqë policisë i mbaroi benzina e makinave duke e transportuar.

Basha tha gjithashtu se sekuestrimi i këtij kanabisi ishte një goditje për Ramën dhe Tahirin.

Vetë ministri i Brendshëm nuk tha asnjë fjalë për kanabisin e sekuestruar teksa promovoi makinat që nuk u mbaron benzina, automjetet e reja elektrike për Policinë e Shtetit.

Por çuditërisht, Tahiri shigjetoi Prokurorinë.

Fronti i të keqes ka shkuar shumë përtej SHQUP-it, madje edhe në media dhe burime të prokurorisë”, tha Tahiri.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka drejtuar operacionin për sekuestrimin e kanabisit. /HashtagAL

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME