FOTO/ Policia e Tiranës “superaksion”, gjobit Ferrarin që kishte parkuar gabim 

ferrari

Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se policia nuk gjobiti një automjet Ferrari të parkuar gabim në rrugët e Tiranës, më në fund ka njoftuar se ka gjetur drejtuesin e mjetit dhe e ka gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës, “Ferrari” nuk u gjobit ditën e djeshme pasi makina është me targa të huaja dhe nuk mund t’i vendoset gjobë në mungesë të drejtuesit.

Ndërsa, sa i përket faktit përse karroatreci i policisë nuk mund ta merrte, uniformat blu të kryeqytetit thonë nuk ishte e mundur zhvendosja e automjetit për shkak se është shumë e ulët.

Policia e Tiranës u bën thirrje mediave që të bashkëpunojnë për raste të tilla të shkeljes së ligjit, qoftë edhe për parkime të gabuara.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.

Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites. Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.

Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.

Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.

Policia Rrugore thekson dhe garanton se pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.

Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!

497852fc-635f-4c18-88a0-fbead281568d

Kryesore
Të ngjashme

One Response to FOTO/ Policia e Tiranës “superaksion”, gjobit Ferrarin që kishte parkuar gabim

  1. Osmoni

    Na plasi trapi

     

Leave a Response

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Kasandras në Halkidiki të ...
Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat ...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ...
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në ...
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ...
Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë ...
Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është ...
36-vjeçari shqiptar Vasil Rama, shoferi i bandës së “Audit të Verdhë”, është ...
Një studio montazhi në Laç është përfshirë nga flakët për shkak të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesin e ...
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me ...
Pas Vlorës, një tjetër sasi e madhe kanabisi është asgjësuar në fshatin ...
Një 36-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer veprime të ...
Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës ...
Biznesmeni i gazit Ilir Karçini është vënë në pranga sërish nga policia. ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME