BSH: Bankat e nivelit të dytë transferojnë 285 milionë dollarë jashtë Shqipërisë 

1475674164bsh_1475677857-1521113

 

Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje të të ardhurave si dhe të investimeve, Banka e Shqipërisë sjell një tjetër realitet.

Në raportin e saj të fundit BSH, deklaron se vetëm gjatë muajit gusht nga Shqipëria kanë dalë 34.8 muliardë lekë.

BSH raporton se këto para janë investuar nga bankat e nivelit të dytë jashtë vendi, ose si investim ose si kreditim për bizneset e huaja.

Më rreth 3 miliardë dollarë investime jashtë, Shqipëria është një kreditor neto i botës, pasi detyrimet që bankat shqiptare kanë ndaj jorezidentëve, banka ose individë të huaj, janë vetëm 45 miliardë lekë ose pak më shumë se 400 milionë dollarë.

Dalja masive e kapitaleve jashtë ka qenë një shqetësim i hershëm për Bankën e Shqipërisë, e cila do që këto para të investohen brenda vendit për të mbështetur ekonominë. Dy vjet më parë, ajo mori një sërë masash për të dekurajuar daljen e kapitaleve jashtë duke ju bankave që për çdo investim në tregjet e huaja të sigurojnë më shumë fonde rezervë në bilancet e tyre.

Por ndonëse e kanë ngadalësuar ritmin e investimeve jashtë, këto ndërhyrje nuk kanë mundur ta frenojnë atë. Vetë bankat private thonë se janë të detyruara ti investojnë fondet e lira jashtë për shkak të mungesës së ulët për kredi në tregun e brendshëm, por edhe projekteve bindëse nga biznesi. /Tch.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME