Avokati i Thaçit: Askush nuk e ka marrë në pyetje, as nuk e di për çfarë akuzohet 

E86E8E14-442F-4D18-9E9A-CE5E40C1D4FE_w987_r1_s

Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestua në Serbi me akuzën për, siç thuhet, ‘terrorizëm’, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë, se “Thaçi nuk është marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.

Spahoviq, i cili e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qëndron në faktin se po vazhdon një debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori është “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa ‘një person vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaci, u arrestua nga mesi i javës së kaluar në vendkalimin kufitar të Konçulit, ndërmjet Kosovës e Serbisë, me akuzën, sic thuhet. “të kryerjes së veprave të terrorizmit”.

Një Gjykatë në Nish, më 30 shtator i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati i Thaçit, tha se bazuar në shkresat e ofruara “prapa gjithë kësaj ngjarjeje qëndron një gjykatë në Prishtinë, e cila atje as nuk ekziston; përmendet gjykata e qarkut në Prishtinë, prokurori publik në Prishtinë, drejtoria e policisë në Prishtinë, dhe bëhet fjalë për vitin 2006”, por thotë Spahoviq, “është e qartë se janë një lloj ‘i para organeve fantome’ që në fakt janë në Nish dhe ‘aktrojnë drejtësinë në Kosovë’”.

”Askush nuk na ka thanë se për çfarë ngarkohet dhe as që i kanë thënë atij. Por kemi parë nga letrat, me të cilat gjykatësi i ka shpallë masën e paraburgimit; ai perifrazon se për çfarë ngarkohet. Ai ngarkohet se ka ardhur në shtëpinë e një personi dhe i ka thënë: ‘Unë jam pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK’. Kështu shkruan se është prezantuar. Kjo ka ndodhur në Lipjan. Ngarkohet se e ka përzënë këtë familje nga Kosova duke u prezantuar si “pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK”. Kështu shkruan. Ai ndiqet për ‘terrorizëm për veprat e kryera më 1 korrik 1999”, tha avokati Spahoviq.

Sipas tij “kjo procedurë është një ‘relikt i fushatës së harruar kur të gjithë shqiptarët kanë qenë të akuzuar se janë terroristë. Kështu edhe ka mbetur. Është arrestuar me inercion dhe mendoj se drejtësia tani ka një ‘patate të nxehtë në duar’, tha Spahoviq për Radion Evropa e Lirë.

Më herët gjatë ditës ndërkaq, ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar “dërgimin e një shkrese zyrtare Beogradit me të cilën do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi”, kanë bërë të ditur mediat në Prishtinë.

Ai tha vendimi i qeverisë së Serbisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, është bërë “mbi rekomandim politik”, që sipas tij ‘është e papranueshme’. (REL)

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
HARTA E FAQES SHERBIME