“Eco Tirana” merr Parkun e Transporteve, bashkia i kalon 22 mijë m tokë ndërmarrjes së mbetjeve 

imag

Bashkia e Tiranës ka bërë gati një vendim që i kalon pa pagesë shoqërisë “Eco Tirana” Parkun e Transporteve në rrugën Don Bosko.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej rreth 22 mijë metra katror, e cila deri tani ka qenë në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit. Sipas vendimit, prona do të përdoret për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ndërmarrjen, e cila do të administrojë mbetjet e Tiranës.

dok“Duke qenë se për shkak të natyrës së veprimtarisë së Eco Tirana si dhe duke marrë shkas nevojën emergjente për përmirësimin e mënyrës së ushtrimit të funksionit të pastrimit të qytetit, propozohet t’i kalohet shoqërisë Eco Tirana me të drejtë investimi dhe ri-investimi për një afat 25 vjeçar,’ thuhet në relacionin e projektvendimit. “Eco Tirana sha”, është një kompani e përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës që u krijua disa muaj më parë për të administruar mbetjet e kryeqytetit.

Në shoqëri, bashkia e Tiranës ka 51 për qind të aksioneve ndërsa ajo e veronës 49%. Projektvendimi Sipas Bashkisë së Tiranës, Parku i Transportit është aktualisht në gjendje të amortizuar dhe kalimi i tij në përdorim të Shoqërisë Eco Tirana sha do t’i jepte mundësi për mirëmbajtjen, ridimensionimin dhe shfrytëzimin maksimal të kësaj hapsire në funksion të së mirës së përgjithshme të qytetit të Tiranës.

“Shërbimi i pastrimit të qytetit të Tiranës përbën një nga elementët më të rëndësishëm në detyrimet që Bashkia e Tiranës ka ndaj qytetarëve të saj dhe qytetit,” thuhet në relacionin shpjegues të projektvendimit.

Sipas Bashkisë, dhënia në përdorim e pasurisë me emërtimin Parku i Transportit Tiranë do të ndikojë në mirëmbajtjen e saj. Eco Tirana Eco Tirana është themeluar në qershor të këtij viti.

Ajo është një kompani publike, e cila zotërohet nga Bashkia e Tiranës dhe ajo e Veronës që ka për objekt menaxhimin e shërbimeve mjedisore. Këtu përfshihet mbledhja, transporti, tregtimi i mbetjeve dhe materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe grumbullimin e diferencuar si dhe pastrimin e hapësirave publike.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME