Zyrtarët maqedonas përdorin “BMW X5” e vjedhur të Beckham 

Beckham

Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë zyrtare “BMW X5”, të cilin e ka shfrytëzuar thuajse tërë mandatin, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, raporton agjencia e lajmeve “Meta”.

Xhipi në fjalë, është identifikuar se ishte i ish yllit të futbollit David Beckham, të cilit ia kanë vjedhur në Spanjë, e që më pas është sjellë në Maqedoni, ku është konfiskuar nga policia.

Që Andonov, e shfrytëzon “BMW X5” si veturë zyrtare, e kanë konfirmuar edhe burimet e brendshme nga MPB për “Meta”.

“BMW X5” ngjyrë hiri, ishte parkuar dje përpara Muzeut të VMRO – DPMNE-në, ku Andonov ishte i ftuar në promovimin e edicionit “Faqet e zeza të UDBA-së – Historia që pritet të zbulohet”, në botim të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Rrëfimi se ish ministrja, Janklloska e shfrytëzon veturën në fjalë për shërbime zyrtare, u përhap në vitin 2007. Atëherë, një pjesë e mediave njoftuan se Beckham-it i është vjedhur xhipi në Madrid, ndërkaq më pas nëpërmjet rrugëve kontrabandiste është sjellë në Greqi dhe më pas edhe në Maqedoni. Policia e Maqedonisë, e ka konfiskuar në Dibër, gjatë aksionit policor “Jug”, në të cilën në shënjestër ishin një grup ndërkombëtare kriminale e cila është marrë me kontrabandimin e veturave të vjedhura luksoze, transmeton Portalb.

Pas aksionit, gjatë një kohe, vetura ka qëndruar në depot gjyqësore, ndërsa më pas, Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë MPB-së. Me këtë, vetura është bërë pronë shtetërore, ndërkaq ashtu siç shkruanin mediat atëherë, Jankulloska të njëjtën e ka zgjedhur për veturë zyrtare. Megjithatë, zyrtarisht, as nga MPB, por as nga institucionet tjera, nuk e kanë konfirmuar se a bëhet fjalë për xhipin e Beckhamit.

Makina që ka përdorur Jankulloska, është përmendur edhe gjatë grindjeve mes ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski dhe VMRO – DPMNE-së, gjatë kohës së mandatit pas Marrëveshjes së Përzhinës, vjet në nëntor.

Një pjesë e mediave pro-qeveritare, shkruan se Spasovski, menjëherë pas ardhjes në kabinet, ka kërkuar vetura luksoze dhe të blinduara. Për këtë, ai dhe LSDM u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se vetura që është ndarë nga MPB për ministrin, është pjesë e akuzave të mediave gjatë vitit 2007 të cilat kanë shkruar se Jankulloska përdor makinë të vjedhur.  /Portalb/

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një tetovar ka gjetur një mënyrë, thënë shumë butë, të çuditshme për ...
Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë ...
Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate me shkrim ka marr përgjegjësinë e ...
Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e ...
Katër balerina shqiptare dhe një badigard, të cilët punonin në lokalin e ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Është deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, por duket ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Kreu i partisë në pushtet, Gruevski, mbrëmë  bëri të ditur  blerjen e ...
Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të ...
Disa të rinj maqedonas kanë rrahur brutalisht me shufra druri një të ...
Kjo është kënga që i kushtohet ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla ...
Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës. Seanca ishte ...
Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore ...
“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, ...
Maqedoni – Një shpellë në afërsi të Kërçovës e njohur si “Shpella ...
Gjyqi i 37 personave të dyshuar si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një ...
Ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit “Ujësjellësi” në Maqedoni ka falur mbi ...
HARTA E FAQES SHERBIME