VIDEO/ Njofton ambasada e SHBA: Ja ora kur hapen aplikimet për lotarinë amerikane 

Llotaria_amerikane1

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit se Programi i Lotarisë DV-2018 hapet sot në 18:00.

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018 fillojnë sot në orën 18:00 dhe mbyllen më datë 7 Nëntor 2016, ora 18:00. Para se të regjistroheni, lutemi lexoni udhëzimet këtu: http://photos.state.gov/libraries/a… për të parë nëse jeni i kualifikuar për t’u regjistruar, si dhe për të shmangur gabimet në regjistrim, të cilat mund t’ju penalizojnë më vonë.
Përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit, me përmasa 600×600 piksel me sfond të bardhë. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Ju mund të aplikoni vetëm tek http://dvlottery.state.gov/ gjatë kësaj periudhe.
Ju mund të shikoni edhe këtë video në anglisht se si të aplikoni

Suksese! Lotaria DV-2017 – Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: https://albanian.tirana.usembassy.gov/… nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit.
Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim.
Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.
Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Qytetarët shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për ...
Skandalet me tekstet nuk ndalen. Këtë herë bëhet fjalë për tekste të ...
Në orën 18:00 janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë ...
Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ...
OSHEE njoftoi sot se për shkak të punimeve për fuqizimin e rrjetit ...
Semke Hyka, mamaja e foshnjes dy-ditëshe që vdiq në Pogradec, ka fajësuar ...
Një mjek në Kamëz ka rrëfyer efektet anësore të punës me hashashin, të hasura ...
Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen ...
Vjeshta duket se ka trokitur tamam. Reshjet e shiut të mbrëmjes së ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar pas video-monologut të Kryeministrit ...
Ata enden rrugëve, flenë në parqe ose në strehët e pallateve dhe ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka publikuar sot në faqen e ...
Papa Françesku mbërriti sot paradite në Azerbajxhan, ku përfundoi udhëtimi i tij ...
Mjekët dhe stomatologët, të cilët nuk kanë plotësuar kreditet që kërkohen në ...
Në protestën e djeshme të shoqërisë civile kundër importit të plehrave pati ...
Fotot e mëposhtme tregojnë realitetin shqiptar pas rrëzimit të diktaturës komuniste. SHPËRNDAJE ...
Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën ...
HARTA E FAQES SHERBIME