VIDEO/ Hill: Shqipëria s’donte të ishte një me Kosovën 

D14171AB-726B-4647-B2D3-18FF341CFA3A_w987_r1_s

Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri pas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste.

Ai ndodhet në Shqipëri me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personalit të ambasadës amerikane në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ambasadori Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipërinë e porsadalë nga diktatura, ndërsa duke folur për zhvillimet në Ballkan thotë se “është një proces ende papërfunduar”.

Ai tha ndër të tjera tha se “kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Zëri i Amerikës: Ambasador Hill! Ju ishit diplomati i parë amerikan, që erdhët në fillim të viteve 90 në Shqipëri, e cila për shumë dekada nuk kishte lidhje me SHBA dhe e kishte deklaruar atë si armikun më të madh. A mund të ndani me ne çastet e para kur erdhët këtu? Si ishte të punoje në një vend të sapodalë nga diktatura komuniste, vendi më i izoluar, njëlloj si Koreja e Veriut, që ju gjithashtu e njihni mirë?

Ambasadori Hill: Viti 1991 ishte shumë i rëndësishëm, sepse nga fillimi i atij viti SHBA dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera qysh nga viti 1946. SHBA sollën një ekip për të vëzhguar zgjedhjet në fund të marsit 1991 dhe më vonë unë isha përfaqësuesi i parë, që nisa punën dhe hapa ambasadën, në pritje të ambasadorit të parë Bill Rajerson. Ishte një vit i vrrullshëm, kur ndodhën shumë gjëra. Por ai ishte një vit shumë i veçantë dhe i vështirë për vetë shqiptarët. Në fundin e një diktature, këtu ishin gjithë problemet; nga mungesa e ushqimit dhe e shërbimeve, uji dhe energjia. Shqiptarët ndeshnin shumë probleme çdo ditë. Ne u përpoqëm të ndihmonim, por detyra kryesore ishte ta bënim jetën e tyre më të mirë duke ndihmuar që të ata kapërcenin tranzicionin shumë të vështirë. Unë kurrë nuk u ndjeva në rrezik dhe kisha një mbështetje të jashtëzakonshme nga shqiptarët dhe partitë politike. Kishte një konsensus në Shqipëri, madje edhe mes një pjese të ish-komunistëve, se ishte koha të ecej përpara dhe të bashkëpunohej me SHBA. Pata një mbështetje të madhe këtu dhe shqiptarët më bënë të ndjehesha si në shtëpi.

Zëri i Amerikës: Si e gjetët Shqipërinë pas 25 vjetësh?

Ambasadori Hill: Kthimi këtu është i jashtëzakonshëm. Nuk kisha qenë prej vitesh. Herën e fundit isha nga mesi i viteve 90. Kaloi një kohë e gjatë, mbi 20 vjet. Tani sheh ndërtime, sheh trafikun dhe kujton se në 1991 askush nuk kishte makinë dhe vetëm nga prilli 1991 u shfaqën disa makina. Tirana është tani plot me makina në trafik, jeta e njerëzve ka ndryshuar; ata janë të zënë dhe nxitojnë në angazhimet e tyre. Kjo tregon se vendi po lëviz. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka një miqësi dhe aleancë të ngushtë me SHBA. Këto janë ndryshime të rëndësishme. Shqipëria ka përparuar drejt BE-së. Ka shumë përparim dhe po bëhet një vend europian, sepse i tillë ka qenë për shumë shekuj. I kuptoj problemet që ndeshin njerëzit çdo ditë, i di vështirësitë ekonomike dhe politike, por, nëse çdo individ ndalet një çast dhe sheh prapa, do ta kuptojë se shqiptarët kanë bërë një rrugë të gjatë.

 

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë pjesëmarrës kryesor në disa ngjarje me rëndësi në Ballkan. Si e shikoni Ballkanin sot? A është akoma ky rajon në një proces të pambaruar?

Ambasadori Hill: Padyshim që Ballkani është një proces i papërfunduar. Mendoj se është bërë përparim. Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqetësimi kryesor për mua ishte të arrihej mbizotërimi i ligjit, ngritja e institucioneve demokratike, të cilat ishte shumë vështirë të krijoheshin. Tani që pashë përparimin e Shqipërisë jam shumë i kënaqur me këtë. Në Kosovë ka ende shumë për të bërë. Jam i kënaqur me disa përmirësime në Bosnje. Ky është një proces i vështirë, por mbi të gjitha në Ballkan dhuna u la mënjanë dhe nuk ka luftëra. Rajoni ka sfida të mëdha, por mendoj se Ballkani është një projekt i papërfunduar dhe si i tillë ka nevojë për më shumë vëmendje jo vetëm nga njerëzit e rajonit por edhe nga SHBA dhe nga BE. Kjo është pjesë e Europës, nuk mund të lihet jashtë saj, por duhet përfshirë në të. Shumë përparim u bë, por është e papërfunduar.

Maqedonia është tani në një situatë veçanërisht të vështirë e delikate. Ka probleme me fqinjët, që e shohin si një çështje. Nëse shihni historinë e Maqedonisë ajo ka qenë vazhdimisht një çështje, por tani ajo pyetje e ka një përgjigje; Maqedonia është një shtet tani dhe duhet të punojë shumë fort për të zgjidhur problemet e brendshme.

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
HARTA E FAQES SHERBIME