Bundestagu i tërheq “veshin” Kosovës 

auto_bundestag1475560656

Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashmë shumë kohë është humbur, shkruan sot, gazeta Zeri.

Prishtinë. Kosovës edhe një herë i është kërkuar që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman. Madje ata kanë këshilluar që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, pasi që tashmë mjaft kohë është humbur. “Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por një marrëveshje është mirë që të arrihet sa më shpejt pasi që koha është duke ikur sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, pas takimeve të zhvilluara nga Bundestagu dhe Bundesrat.

Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij delegacioni kanë thënë se Bundestagu asnjëherë nuk është informuar në mënyrë reale nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës së fundit. Në anën tjetër derisa njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se nuk presin gjë nga këto takime analistët politikë parashikojnë tensionim edhe më të madh të situatës. Madje, edhe trazira dhe shtyrje të proceseve integruese.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
HARTA E FAQES SHERBIME