Batutat/ Agolli, Thaçit: Je president i Republikës së Shqipërisë së Përtej Drinit, do të ta heq h-në nga mbiemri 

Screenshot_2

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur një axhendë të ngjeshur, por edhe tejet të veçantë. Thaçi i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agollit, për kontributin në pavarësinë e Kosovës. Që në fillim të bashkëbisedimit, shkrimtari u shpreh se e ka të vështirë ta thotë emrin Kosovë, pasi sipas tij rilindësit, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ishin për një republikë të përbashkët. “Lidhja e Prizrenit ishte për një republikë.

Sot kemi dy Republika, Republika e Kosovës edhe Republika e Shqipërisë, bile edhe unë mezi e them e Shqipërisë dhe e Kosovës se ato mund të thuhen më mirë e Shqipërisë këtej Drinit dhe e Shqipërisë përtej Drinit. Shkrimtari po ashtu i korrigjoi mbiemrin Presidentit të Kosovës: Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “h”-në do të ta heq, do të them Taçi sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglosaksone. Në Kolonjë, kemi: Taçi i sipërm e Taçi i poshtëm . Ndërkohë presidenti Thaçi e falënderoi shkrimtarin që u bë frymëzim për të gjithë për lirinë e Kosovës edhe kur të tjerët shpresuan pak.

Bashkëbisedimi i plotë i Dritëro Agollit me Hashim Thaçin

Dritëro Agolli: U lodhët ca se e kishit ditën e ngjeshur sot.

Hashim Thaçi: Nuk jemi lodhur fare, sepse sot kaluam tepër mirë. Si jeni ju ? I fortë?

Dritëro Agolli: Unë shumë i fortë s’jam, por po përpiqem që të jem.

Hashim Thaçi: Ju jeni edhe i fortë dhe na keni forcuar dhe ne të gjithëve në çdo kohë.

Dritëro Agolli: Epo kanë ardhur kohë të mira për ne Shqiptarët, tamam siç kanë dashur Rilindasit tanë në Lidhjen e Prizrenit. Atje u bë, atje e kemi pikënisjen. Kjo që po ndodh sot është është pjesë e programit të tyre, vetëm se ata e nuk e kishin në programin e tyre të bëhen dy republika. Biles dhe unë mezi e them: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, nuk mund ta bëj këtë ndarje. Nuk duhet të thuhet Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, por Republika e Shqipërisë këtej Drinit dhe përtej Drinit. Ka ndodhur që të kemi dy Republika dhe dy Presidentë. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Ju jeni zgjedhur tani të përfaqësoni Republikën e Shqipërisë së përtej Drinit dhe ne jemi të gëzuar që ju presim, por edhe sikur në Prizren të kishit këtë takim unë do të kisha ardhur sepse në vitin e parë të zgjedhjes suaj president i Republikës së përtej Drinit, vini për herë të parë këtu për të më nderuar mua. Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “h”-në do ta heq, do të them Taç sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglosaksone. Ne kemi rrjedhur nga Kolonja. Ne i themi “taçi”. E quajmë Taçi sipër e Taçi poshtë.

Sadije Agolli: Gëzuar, mirësardhët! Suksese!

Hashim Thaçi: Gëzuar dhe mirë se ju gjetëm!

Dritëro Agolli: Gëzuar! Ju mos më lini të flas shumë se plaku bëhet i mërzitshëm.
Hashim Thaçi: Është kënaqësi për mua që kam ardhur për t’iu uruar datëlindjen e 85. Unë ju uroj jetë të gjatë juve dhe familjes tuaj. Respekt për Sadijen, bashkëshorten tuaj që ju ka qëndruar afër gjithmonë, për kujdesin që ka treguar. Unë e di se jam para gjeniut të letrave shqipe dhe jo vetëm. Ato që ke shkruar kanë qenë frymëzim për të gjithë gjeneratat në Kosovë në vitin ’68 për lirinë e Kosovës, në vitin ’81 në protestat për Republikën e Kosovës edhe në demokraci. Në fillim të viteve ’90 ia keni thënë të vërtetën qytetarëve në Shqipëri për tranzicionin demokratik që ka kaluar vendi. Keni artikuluar qartë se si Shqipëria duhet të ndryshojë. Për të gjitha këto shpreh respektin tim personal, dhe si President. Për guximin dhe mbështetjen e pahezitueshme që keni dhënë për kombin dhe për demokratizimin e vendit me anë të ideve dhe shkrimeve tuaja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për luftëtarët e lirisë, dhe për legjendarin Adem Jashari, si President i Kosovës, ju jap urdhrin e Pavarësisë së Kosovës.

Sadije Agolli: Këto janë emocione të veçanta për ne si familje.

Dritëro Agolli: Ju falënderoj nga zemra që më bëni një nder kaq të madh me dekorimin! Ju vini në Shqipërinë e këndej Drinit me duart plot. Unë kam besim të plotë se Republika e Shqipërisë së përtej Drinit, Kosova në një të ardhme të afërt do t’ia kalojë të gjithë vendeve për nga përparimi i saj. Pse? Sepse Kosova ka kuadro në të gjithë fushat. Emigrimi ka bërë edhe mirë, sepse janë rritur kuadro në fushën e mjekësisë, të organizimit të ekonomisë dhe në fushën e kulturës dhe të tokës. Një tokë e pasur, lugina të bukura dhe fusha të pasura, male që zgjaten deri në Shalë të Bajgorës. Ju do të ecni aq përpara sa do të çuditen të gjithë. Ne si shtet këndej Drinit këtë punë kemi, bëjmë shumë propagandë të madhe duke sulmuar njëri-tjetrin. Ju e shihni në shtyp që shpesh herë zihen në parlament vetëm për pozita personale. Nuk e di a do të shpëtojmë ndonjëherë nga zënkat. Por vetëm kur bjerë llafi për Republikën përtej Drinit nuk zihen, madje bashkohen.

Hashim Thaçi: E vërtetë, bashkohen të gjithë forcat në Shqipëri.

Dritëro Agolli: Unë mendoj se duhet një kulturë e gjerë demokratike në parlament. Duhet që ai që kundërshton të jetë kundërshtar dialogues jo armik. Ne ngatërrojmë kundërshtarin me armikun. Kur të ngrihet kultura demokratike do të shpëtojmë si vend.

Hashim Thaçi: Pluralizmi i ka këto. E rëndësishme është që ne realizuam atë që e kemi pasur ëndërr. Shqipëria sot është në NATO, i bëri 104 vjet shtet, ne jemi shtet sovran. Perspektiva jonë e përbashkët është bashkimi i gjithë shqiptarëve dhe i njerëzve që jetojnë në rajon në një hapësirë pakufi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Dritëro Agolli: Ky është nga kujtimet më të mira. Tani merrni ndonjë gjë nga këto cingla-minglat. Mua vërtet mu bë qejfi që më bëtë këtë nderim zoti Hashim Taçi. Unë nuk do të kem jetë të gjatë, por do të përpiqem që të punoj për ngritjen lart të Republikës së përtej Drinit, për t’u bërë oaz i krenarisë së kombit.

Hashim Thaçi: Na lini pak vetëm që të bëjmë një dorë muhabet.

Dritëro Agolli: Kjo është një shtëpi e vjetër, nuk ka ashensor.

Ramiz Lladrovci: Jemi stërvitur ne./Shekulli

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
HARTA E FAQES SHERBIME