Bankat “kundër” Sejkos: Kredi më të shtrenjta për bizneset dhe individët në gusht 

banka-1

Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ekonominë ai që ka mbizotëruar, duke e bërë praktikisht të “pavlefshme” uljen e normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë…

Përveçse është vështirë të marrësh kredi, ajo është edhe më e shtrenjtë. Pasi arriti në nivelin më të ulët rekord prej 6% në prill, norma e interesit të huas është rritur vazhdimisht në muajt në vijim, duke arritur në gati 8% në gusht, niveli më i lartë në gati një vit.

Të dhënat bëhen të ditura në statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë. Rritja e interesave është tërësisht në linjë të kundërt me sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë, që gjatë këtij viti ka ulur edhe dy herë normën bazë në prill dhe maj në dy mbledhje radhazi, gjë që rrallë ka ndodhur vitet e fundit, duke e çuar aktualisht në 1.25%, nga 1.75% që ishte në fillim të këtij viti.

Rritje interesash kanë shënuar të gjitha, por më e larta ka qenë për huat deri në 6 muaj (që merren përgjithësisht për nevoja likuiditeti), që janë shtrenjtuar me 1.74 pikë përqindjeje për të arritur në 11%.

monitor-interesat-e-kredise1
Edhe huaja për ekonominë është futur në ngërç prej gati dy vitesh, duke i bërë pothuajse të pavlefshme përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, që ka ulur normën bazë në nivele minimale historike.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në gusht, stoku i kredisë për ekonominë arriti në 550.5 miliardë lekë, me një rritje fare të lehtë në raport me muajin e mëparshëm, prej 884 milionë lekësh.

Me bazë vjetore, huaja për ekonominë ka mbetur pothuajse në vend, ajo është rritur vetëm me 0.1%.

I vetmi segment që po kreditohet është ai i individëve. Me bazë vjetore, kredia për individë është rritur me 4.2 miliardë lekë, apo me rreth 2.6%.

Bankierët pohojnë se, janë arsye të tjera, përveç normës së interesave, që po ndikojnë në ritmet e kredidhënies, si kërkesa e dobët nga bizneset, frenimi i ekonomisë, niveli i lartë i kredive të këqija, që ka stepur bankat, sidomos në huadhëniet e mëdha, faktorë këta që shtojnë riskun e kreditimit që reflektohet në shtimin e marzhit të interesave të kredisë me atë të depozitave dhe bonove të thesarit.

Edhe një raport i para pak ditëve i Bankës së Shqipërisë nxirrte në pah riskun e shtuar të perceptuar të bankave. Të anketuara nga Banka e Shqipërisë në lidhje me rreziqet që mund të kanosin aktivitetin e tyre gjatë këtij viti, bankat kanë renditur si rrezikun më të madh përkeqësimin e ekonomisë së brendshme. Ndër pesë rreziqet që kanosin veprimtarinë e bankave, “përkeqësimi i ekonomisë më 2016” është renditur si rrezik shumë i lartë, duke lënë pas kështu edhe rreziqet që vijnë nga mosekzekutimi i kolateraleve dhe moskthimi i kredisë në banka. Perceptimi për rrezikun e përkeqësimit të ekonomisë është rritur ndjeshëm në gjashtëumujorin e parë të vitit, pasi kishte rënë për tre 6-mujorë radhazi, për të arritur në nivelin më të ulët në fund të vitit 2015. http://www.monitor.al/bankat-japin-alarmin-perkeqesimi-ekonomise-2016-rreziku-kryesor-aktivitetit-bankar/

Bankierët pohojnë se është pikërisht shtimi i riskut ai që ka mbizotëruar, duke e bërë praktikisht të “pavlefshme” uljen e normës bazë nga ana e Bankës së Shqipërisë (përmes uljes së normës bazë institucioni monetar qendror u jep sinjal bankave të reduktojnë koston e kredisë, me synim rritjen e kreditimit)./Monitor

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME