Princesha e Luksemburgut: Kam përjetuar një shkallë të abuzimit në Kosovë 

pricesha e Luksemburgut

Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse e OKB­së në një tregim ekskluziv të publikuar së fundmi në gazetën britanike, “The Daily Telegraph”.

Para se princesha e re të martohej me Princin Louis, djalin e tretë të Dukës së Madh, Tessy ka qenë pjesëtare e Ushtrisë së Luksemburgut.

E inkuadruar në ushtri në vitin 2002 në moshën 18­-vjeçare, ajo përshkruan vitin e parë si një “shkollë e pabesueshme për jetën”.

Ajo thotë se pjesa më interesante e karrierës së saj pesëvjeçare si ushtarake ka qenë përfshirja në misionin paqeruajtës të OKB-­së në Kosovë nga marsi deri në gusht të vitit 2004, ku ajo ka qenë e vetmja femër në detashmentin e saj Belukos 13/15.

“Kam punuar në një njësit të përbërë nga dy persona që kujdeseshin për logjistikën për të përkrahur kolegët e mi. Drejtoja një “Hummer” dhe një kamion apo çfarëdo që kisha në dispozicion dhe ofroja përkrahje gjatë ndërrimeve të natës, gjatë kërkimeve dhe operacioneve tjera”, thotë ajo në rrëfimin e saj.

Ajo sqaron se si femër, është ndier se mund të ndihmojë gratë dhe vajzat në zonë konflikti dhe do të jetë në gjendje t’i kuptojë nevojat e tyre për të ikur nga “ambienti i vështirë, i dominuar nga meshkujt”.

“Kam përjetuar një shkallë të abuzimit në tentativë. Fatmirësisht, kisha mjetet dhe isha e trajnuar për vetëmbrojtje. Megjithatë, me qindra mijëra femra në mbarë botën nuk janë kaq fatlume. Dua të flas për to”, shprehet më tej ajo në këtë rrëfim.

Tessy ka lavdëruar punën e femrave paqeruajtëse të OKB­-së, të cilat “mund të mbrojnë, përkrahin dhe inkurajojnë të gjitha femrat që të flasin dhe të luftojnë për njëra­tjetrën në një botë ku dhuna, fatkeqësisht, është realitet”.

Ajo ka përfunduar duke kërkuar nga njerëzit që t’i përkrahin meshkujt dhe femrat që angazhohen si paqeruajtës. Princesha Tessy, Princi Louis dhe dy djemtë e tyre, Noah dhe Gabriel, jetojnë në Britani të Madhe. Tessy tani punon për një kompani private britanike të sigurisë si drejtoreshë e komunikimeve.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
HARTA E FAQES SHERBIME