Mjeku nga Kamza tregon si kuron punëtoret e kanabisit: Punoj “në lule”, o doktor! 

canabis

Një mjek në Kamëz ka rrëfyer efektet anësore të punës me hashashin, të hasura gjatë punës së tij ditët e fundit. Mjeku Mhill Gecaj thotë se disa pacientë të mitur janë mjekuar tek ai për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë.

Ai ka publikuar bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se punon në përpunimin e hashashit në Tiranë, jo më shumë se 3 km nga qendra: “Para dy ditësh më vjen një paciente me një dermatit alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamnezë e sipër më thotë “punoj në lule!”

– Çfarë lulesh?- i thashë.

– Po në lule o doktor, në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët, – tha. – Nga 12 orë. Për të nxjerrë bukën e gojës!

T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova!

– Po në përpunim të hashashit o doktor!- tha.

Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg. Jo, jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale te fabrikat apo resortet turistike etj,” shkruan mjeku./Shekulli

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Qytetarët shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për ...
Skandalet me tekstet nuk ndalen. Këtë herë bëhet fjalë për tekste të ...
Në orën 18:00 janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë ...
Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ...
OSHEE njoftoi sot se për shkak të punimeve për fuqizimin e rrjetit ...
Semke Hyka, mamaja e foshnjes dy-ditëshe që vdiq në Pogradec, ka fajësuar ...
Një mjek në Kamëz ka rrëfyer efektet anësore të punës me hashashin, të hasura ...
Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen ...
Vjeshta duket se ka trokitur tamam. Reshjet e shiut të mbrëmjes së ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar pas video-monologut të Kryeministrit ...
Ata enden rrugëve, flenë në parqe ose në strehët e pallateve dhe ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka publikuar sot në faqen e ...
Papa Françesku mbërriti sot paradite në Azerbajxhan, ku përfundoi udhëtimi i tij ...
Mjekët dhe stomatologët, të cilët nuk kanë plotësuar kreditet që kërkohen në ...
Në protestën e djeshme të shoqërisë civile kundër importit të plehrave pati ...
Fotot e mëposhtme tregojnë realitetin shqiptar pas rrëzimit të diktaturës komuniste. SHPËRNDAJE ...
Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën ...
HARTA E FAQES SHERBIME