Kungulli nuk u del kungull, fermerët e Lushnjës pësojnë humbje të mëdha 

Pumpkin

Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja e hashashit, një grup fermerësh në zonën me prodhuese në vend kanë humbur miliona lekë nga një farë e skaduar e kungullit.

Ilir Mile nga Krutja e Lushnjës pohoi se, qindra fermerë në zonë pësuan humbje të mëdha këtë vjeshtë, pasi prodhimi i kungullit të fushës rezultoi shumë i keq. Ai shpjegoi se në qendër të zonës këtë vit nisi punën një dyqan i ri farash, i cili dha garanci për cilësinë dhe varietetin më të mirë të kungullit italian. “ I kemi blerë fidanet nga 350 lekë (të vjetra) rrënjën. Harxhuam gjitha ato lekë për mbjelljen dhe shërbimet dhe kur vjen puna kungulli që prodhuam nuk hahet. As pulat e detit nuk e po e hanë”, thotë fermeri mjaft i irrituar nga telefoni.

Ai shpjegoi se e gjitha zona investoi në këtë farë dhe humbjet bashke me fitimin e munguar llogariten me 150 mijë lekë (te reja) për dynym për thotë Iliri. Por tani ku e gjithë vëmendja ka shkuar të hashashi askush nuk po merret me bujqësinë e vërtetë, thotë ai. Fermerët nuk po dinë ku të ankohen kundrejt një mashtrimi që po përsëritet disa herë dhe po i shkatërron tërësisht shpresat e tyre për të vijuar më tej.

Zona më prodhuese e vendit është duke vuajtur pasojat e mungesës së zinxhirit të vlerës dhe copëzimit të tokës.

Përveçse të zhgënjyer nga farat, fermerët pohojnë se janë duk i shitur prodhimet gati në kosto. Mile shpjegon se një sasi e madhe pjepri dhe kungulli këtë vit është hedhur në kanal, pasi nuk ka patur treg ose më saktë çmimi që ka ofruar tregu ka qenë më i ulët se kosto e prodhimeve.

Adriani një fermer tjetër thotë se tradicionalisht ka probleme me farën e kungullit. “Më qëlloi një farë që nuk më dha farë prodhim. Meqë bëra serë të re e kultivova vetë fidanin e kungullit. 90 lekë e kam blerë një bërthamë fare, por siç duket hormonet që kryejnë pllenimin nuk ishin të mira” pohon ai.

Fermeri thotë se, në kohën e lulëzimit në serë hidhet një hormon që ndihmon pllenimin, por shpesh ky preparat është i skaduar dhe nuk bën, thotë ai. Pllenimi nuk u krye mirë dhe sera e re e kungullit rezultoi më shumë një dushkajë me pak prodhim. Nuk ke as ku të ankohesh. Shitësi nuk mban përgjegjësi. Nuk ka një laborator dhe njësi që të certifikojë që nga farat, hormonet, plehrat dhe preparatet e tjera që i duhen prodhimit. Vetëm fara më ka kushtuar 30 mijë lekë,- thotë Adriani, e cila nuk i ka dhënë as gjysmën e prodhimit që priste./Monitor

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME