Eda Zari dhe Elina Duni protestë me këngë kundër HEC-eve në Valbonë 

20161002174604612600

Këngëtaret Eda Zari dhe Elina Duni kanë ngritur zërin kundër degradimit të perlës natyrore të Shqipërisë, lumit Valbona.

Dy artistet shqiptare kanë kundërshtuar fuqishëm nismën për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë lum.

Ato kanë paralajmëruar një maratonë artistike më 29 tetor në Valbonë dhe 30 tetor në Tiranë për të kënduar siç kanë thënë kundër vendimeve të padrejta, në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës, në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave dhe në mbrojtje të tokës, të ujit, të ajrit, e të jetës, shkruan KultPlus.

“Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Në ç’do këngë ndihet fryma e saj. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qenë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit të natyrës së mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku liria nuk përfaqëson mosrespektin e pronës publike. Dua që të duam atë që na bashkon dhe sot të bashkohemi për të vetmen tokë që kemi” ka shkruar Elina Duni në rrjetin e saj në facebook.

Duni dhe Zari kanë ftuar që t’i bashkohen iniciativës së pavarur civile për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, të gjithë artistët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova si dhe atyre të huaj, që siç janë shprehur dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj të mrekullueshme, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Reisha Perlmutter, një artiste e re, ka mahnitur të gjithë në rrjetet ...
Një vepër arti mbetet gjithmonë e bukur pavarësisht materialit me të cilin ...
Elbasani drejt një zbulimi tjetër të madh arkeologjik. Burimet bënë me dije ...
“Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të ...
Piktori francez, Jean-Léon Gerome, është një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ...
Për të gjithë fansat e fimit “Piratët e Karaibeve”, vjen një lajm ...
Këngëtaret Eda Zari dhe Elina Duni kanë ngritur zërin kundër degradimit të ...
Puntata e dytë e emisionit “Xing me Ermalin” në tv Klan ka ...
Nga viti në vit rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë ...
Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është ...
Këtë herë Elina Duni performon në Zyrih solo, pa kuartetin e saj ...
“Me sopranon e lindur në Prishtinë, Kosovë, Krenare Gashin, të dielën më ...
Ish-spikerja e njohur e RTSH-së, Vjollca Vokshi, ka ardhur për një vizitë ...
Nëpër botën mendore të Brechtit, Kafkës, Canettit dhe Krausit. Bertolt Brecht 1. ...
Akademia e Shkencave e Francës, në kuadrin e 350 vjetorit të themelimit ...
Nga Flutura Açka. “Në shtyp ditët e fundit kam parë disa shkrime ...
Gjatë qëndrimit në Ukrainë, ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Shpresa Kureta, ...
Jakup Ferri, i biri i Ferr Durit, u lind në vitin 1832 ...
HARTA E FAQES SHERBIME