Vuajtja nga investimet e tepërta në disa sektorë 

superstash-people-investment

Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese këtë vit, por disa sektorë po vuajnë pasojat e mbiinvestimeve të bëra gjatë viteve të kaluara. Vetëm Shoqata e Hidrokarbureve raporton se kompanitë e naftës kanë investuar 350 milionë euro në kapacitete depozitimi të panevojshme. Industria e prodhimit të tullave dhe çimentos kanë angazhuar 300 milionë euro investime, ku shfrytëzohet vetëm gjysma e tyre. Tregtia me pakicë po vuan nga përqendrimi i lartë i qendrave tregtare në Tiranë-Durrës. Si po rrezikohet ekonomia, nga çmimet te pagat prej hendekut të lartë të prodhimit.

Teksa ekonomia shqiptare është duke u rritur nën potencial, shumë sektorë po vuajnë nga mbiinvestimet e larta. Disa linja të tregut kanë investuar aq shumë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit dhe depozitimit, saqë edhe një rikthim hipotetik i vrullshëm i konsumit si para krizës nuk do të shfrytëzonte tërësisht potencialet e tyre. Superinvestimet erdhën nga zhvillimet e shpejta të disa sektorëve brenda një kohe të shkurtër, të tilla si ndërtimi dhe zinxhiri që lidhet me të dhe nga konkurrenca e pakontrolluar ndërmjet operatorëve në linja të tjera të prodhimit dhe shërbimeve.
Kriza e ekonomike e 2008-s e ka sjellë ekonominë shqiptare në një normalitet të ri, ku rritja ekonomike e para gjashtë viteve (6%) as nuk mund të ëndërrohet dhe mbajtja e konsumit mbi zero konsiderohet zhvillim pozitiv. Në këto kushte, as kapacitetet normale të investimeve nuk po shfrytëzohen. Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, norma shfrytëzimit të investimeve ishte 66.3 me ulje 9% në krahasim me 2011, sipas raportimeve nga Banka e Shqipërisë. Edhe gjatë periudhës së “artë”, 2007-2008, norma e shfrytëzimit të investimeve nuk ka qenë më shumë se 76%.
Banka e Shqipërisë dhe ekspertët e saj shpjegojnë se përdorimi i dobët i kapaciteteve është sinjali më i qartë për rritjen e dobët ekonomike në periudhën afatmesme. Rritja e hendekut të prodhimit lajmëron se ekonomia nuk ka nevojë për investime të reja dhe vende pune shtesë në një hark kohor trevjeçar. Nga këto ngjarje, zhvillimet ekonomike duket se kanë rënë në rreth vicioz, pasi mosshfrytëzimi i kapaciteteve është bërë shkak për dobësitë në konsum, i cili nga ana e vet, po i kthehet biznesit në bumerang për shitjen e produkteve. Mosshitja e produkteve nuk gjeneron të ardhura dhe për pasojë, biznesi nuk ka nevojë të rrisë prodhimin.
Ecuria-e-normes-se-shfrytezimit-te-kapaciteteve1
Burimi: Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të përpunuara nga ‘Montor’i

350 mln euro mbiinvestimet në depozitat e karburanteve

Vetëm sektori i naftës llogarit 350 milionë euro mbiinvestime në linjat e depozitimit. Këto vlera monetare tashmë të investuara nuk po shfrytëzohen. Të nxitur nga disa projekte të mëdha energjetike të prezantuara nga ish-qeveria Berisha para viteve 2008, tregtarët e mëdhenj të karburanteve rritën kapacitetet depozituese. Luigj Aliaj, nga Shoqata e Hidrokarbureve, pohon se depozitat e sektorit privat të hidrokarbureve janë aktualisht të mjaftueshme për të rezervuar 820 mijë tonë. Konsumi i hidrokarbureve në një vit llogaritet në mes 550 dhe 600 mijë tonëve. Aliaj shpjegon se kriteret që ndjek tregu në rajon dhe më gjerë për kapacitetet e depozitimit është sa një e dhjeta e konsumit. Në këtë logjikë, grosistëve shqiptarë u takon të mbajnë rreth 70 mijë tonë kapacitete depozituese, por në fakt ato janë sa dhjetëfishi.
Ndërtimi i 1000 tonëve depozitë naftë kushton 500 mijë euro. Shoqata e Hidrokarbureve pohon se 750 mijë tonë kapacitete nuk janë në shfrytëzim dhe investimet në to janë 350 milionë euro. Në Durrës, në zonën e Porto Romanos, janë të instaluara 600 mijë tonë depozita, në Vlorë 150 mijë tonë dhe në Shëngjin, mbi 70 mijë tonë. Burimet zyrtare nga sektori i hidrokarbureve bëjnë me dije se në dekadën e fundit janë investuar rreth 4 miliardë euro në infrastrukturën portuale, kapacitete depozituese dhe në rrjetin e distribucionit të hidrokarbureve. Por investitorët pohojnë se 10% e këtyre investimeve nuk shfrytëzohen.
Ligji për hidrokarburet detyron grosistët e naftës të mbajnë rezerva sigurie në atë masë sa të mund të sigurojnë konsumin e 90 ditëve. Kompanitë e sektorit, në çdo pesë vjet, detyrohen të hartojnë një plan të detajuar për mirëmbajtjen e kapaciteteve ekzistuese, si dhe të bëjnë shfrytëzimin e instalimeve, në përputhje me rregullat dhe standardet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Prodhimi i tullave, investimet, tepër 50 mln euro
Kur sektori i ndërtimit u rrit me ritme dyshifrore në mes të viteve 2000, shpërthyen bizneset e sektorit dhe zinxhiri i lidhur me të. Prodhimi i tullave, çimentos, nga njëra anë, dhe tregtia e hidrosanitareve e materialeve të tjera të ndërtimit nga ana tjetër, u zgjeruan pa marrë në konsideratë perspektivën afatgjatë të sektorit. Vetëm në industrinë e prodhimit të tullave llogariten 50 milionë euro të investuara tepër. Në katër vitet e fundit kanë falimentuar 6 fabrika thotë Vahid Ruli, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Prodhimit të Tullave. Ndërtimi i një fabrike kushton rreth 8 milionë euro. Në dy dekadat e fundit janë ndërtuar 11 fabrika, me vlerë investimi rreth 100 milionë euro, nga të cilat 6 kanë falimentuar dhe 5 janë ende në aktivitet. Ruli shpjegon se edhe ato që janë në punë po punojnë nën kapacitetet e investimit prej kërkesës së dobët dhe kostove në rritje. Ruli shpjegon se, industria pa vuan nga çmimet e larta të energjisë, rritja e taksave dhe rënia e kërkesës, faktorë që po çojnë në mbijetesë fabrikat që aktualisht janë në punë.

Fabrikat e prodhimit të tullave, jo vetëm që kanë ulur prodhimin, por kanë reduktuar ndjeshëm çmimet.
Shkaqet e rënies së shitjeve, sipas administratorit të kompanisë Kid ALB, lidhen me ndalimin e ndërtimeve, kostot e larta të aktivitetit të këtij lloj sektori, si dhe krizën ekonomike që prej vitesh ka përfshirë të gjithë.
Ai tregon më tej për “Monitor” se fabrikat e tullave në vend punojnë duke shfrytëzuar 30-40% të kapaciteteve të tyre, madje edhe pezullojnë aktivitetin, pasi rreziku i mbiprodhimit mbetet i lartë.
Sipas të dhënave të marra nga operatorët vendas, volumi i prodhimit ditor ka rënë ndjeshëm. Nëse u referohemi shifrave të 4 viteve më parë, ata pohojnë se prodhimi në total arrinte 4000 tonë/ditë, ndërsa tani shifrat sugjerojnë deri në 2000-2500 tonë/ditë dhe ka raste që mbeten stok. Kompanitë tregojnë se prodhimi ka rënë sidomos dy vitet e fundit (2014 dhe 2015), gjatë kësaj periudhe ata prodhuan vetëm sipas nevojës së tregut, tashmë në ngërç.
Kjo situatë shoqërohet me prodhimin nën kapacitet të secilës fabrikë në vend, si dhe reduktimin e kohëzgjatjes së punës, në 4-5 muaj në vit.

Asllan Baraj 2 kit al _optÇimentoja, me 50% të kapacitetit
Në një kohë kur në vend po shtohet numri i fabrikave të çimentos, për menaxherët rritet shqetësimi i mbingopjes së tregut.
Operatorë kanë shpjeguar se, tregu është në një situatë mbingopje, me një “mbiprodhim” prej gati 2 milionë tonësh në vit. Mundësitë e prodhimit vendas të çimentos janë rreth 3 milionë tonë në vit, ndërkohë që tregu ka nevojë për më pak se 1 milion tonë. Teksa importet e vitit 2015 zunë 40% të konsumit vendas të çimentos, fabrikave në Shqipëri u duhet të ndajnë në tregun e brendshëm vetëm 500 mijë tonë, pasi më shumë se 400 mijë tonë ishin importe më 2015. Eksporti ka qenë një zgjidhje. Ato arritën 1,1 milionë tonë më 2015, me një rënie prej 14% në krahasim me 2014.
Tregu i brendshëm dhe ai i jashtëm ka siguruar 1.6 milionë tonë shitje, për tre fabrikat e mëdha të çimentos në vend më 2015, teksa kapacitetet e prodhimit janë shfrytëzuar vetëm me 50%.

Ndërsa çimentoja është në mbiprodhim, shqetësues mbetet fakti se importet zënë rreth gjysmën e çimentos së përdorur në vend. Kjo është një situatë serioze për prodhuesit vendas dhe mënyra e vetme për të mbijetuar është reduktimi i importeve, përderisa nuk parashikohet një rritje e tregut në një plan afatshkurtër, për shkak të krizës ndërkombëtare që ka ndikuar ekonominë shqiptare dhe ritmet e saj
Për aktorët e tregut, problemi më serioz i infrastrukturës për eksportet janë portet detare. Sipas administratorëve, Porti i Durrësit duhet të thellohet në mënyrë që të përballojë anije më të mëdha mallrash dhe të pajiset me një terminal të posaçëm për eksportin e çimentos. Gjithashtu, njësoj si tulla, edhe eksporti i çimentos po vuan kostot e larta të skanimit në dogana, ku përveç vlerave monetare harxhohet shumë kohë në pritje të procedurave të skanimit. Aktualisht, kompanitë eksportojnë në vende të afërta si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Greqia.
Menaxherët e “Antea Cement” kanë shpjeguar më parë për “Monitor” se, qëllimi i kompanisë është të prodhojë me kapacitet të plotë p.sh. 1.5 milionë tonë në vit dhe pjesa më e madhe të shitet brenda vendit. Por që të arrihet kjo, importet nga konkurrentët tanë duhet të ulen në mënyrë të konsiderueshme dhe eksportet duhen rritur.

Në një situatë të tillë, qeverisë shqiptare i duhet medoemos të përmirësojë infrastrukturën rrugore, hekurudhore, por sidomos atë portuale, që të krijojë mundësi për eksporte me sasi të mëdha. Infrastruktura aktuale i ka “ndrydhur” kompanitë që të shesin jashtë vendit vetëm në sasi të vogla.
Tregu shqiptar shihet me shanse shumë të mëdha, për shkak të cilësisë dhe sasive të mëdha të lëndëve të para. Është padyshim një nga arsyet se përse kompani të tjera të huaja janë të interesuara të ndërtojnë fabrika të çimentos në tregun shqiptar. Mirëpo kostot e larta të transportit dhe tarifave portuale në krahasim me rajonin e bëjnë të vështirë daljen në treg të huaj të çimentos “Made in Albania”./Monitor

Importet-dhe-eksportet-e-cimentos1

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME