FOTO/ Zuckerberg zbulon pamjet brenda qendrës së të dhënave të Facebook 

20161002113146717

Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka paraqitur pamjet e rralla të brendësisë së njërës nga fermat e fshehta të serverëve të Facebookut.

Zuckerberg ka thënë se do të zbulojë më shumë fotografi nga objektet e Facebookut në mbarë botën. Ai këtë e ka nisur duke zbuluar fotografi mahnitëse të qendrës gjigante të të dhënave Lulea në Suedi.

“Gjatë muajve të ardhshëm, do të filloj të postoj disa fotografi të rralla të teknologjisë më të avancuar që Facebook është duke e ndërtuar përreth botës”, ka shkruar Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

Qendra e të dhënave Lulea është hapur në vitin 2013 dhe ishte qendra e parë e Facebookut jashtë SHBA. Ajo është e vendosur thellë në pyjet e Suedisë veriore.

“Është pjesë e rëndësishme e infrastrukturës sonë globale dhe përdorë një shumëllojshmëri të burimeve natyrore lokale për të rritur efikasitetin dhe për të ruajtur energjinë”, ka thënë Zuckerberg.

“Qyteti i vogël i Luleas gjendet më pak se 112 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe aty zakonisht është shumë ftohtë. Temperatura në këtë zonë është nën 50 gradë celsius shumicën e kohës, kështu që ne përdorim ventilatorët e mëdhenj për të tërhequr ajrin e jashtëm me qëllim që të ftohim mijëra serverët e ngrohtë në mënyrë natyrore”, shkruante në postimin e themeluesit të Facebookut.

Një duzinë motorësh hidro-elektrikë operojnë në lumenjtë e afërta, duke siguruar burim të besueshëm dhe të rinovueshëm të energjisë.

“I gjithë sistemi është 10 për qind më efikas dhe përdorë pothuajse 40 për qind më pak energji se qendrat tradicionale të të dhënave”, thotë Facebook.

“Brenda, ndërtesa kryesore është me madhësi sa gjashtë fusha të futbollit. Pothuajse e gjithë teknologjia brenda objektit, nga serverët deri te sistemet e shpërndarjes së energjisë, është e bazuar në dizajnin e projektit Open Compute Project”, ka treguar ai, transmeton Koha.net.

Facebook nuk ka zbuluar shumën e investimit, por zyrtarët e Luleas, më parë kanë parashikuar kostot e ndërtimit deri në 760 milionë dollarë./Koha.net

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Topi i futbollit që shihni më poshtë është projektuar që të funksionojë ...
Kompania gjigante e telefonave Android, lajmëron përdoruesit e saj se të hysh ...
Falë shpërthimeve të smartphone Galaxy Note 7 të kompanisë koreane Samsung, tani ...
Disa kompani të mëdha teknologjike i kanë bashkuar forcat në përpjekje për ...
Klienti i nevrikosur tha se kompania Apple kishte refuzuar ta rimbursonin dhe ...
Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka paraqitur ...
Hulumtuesit shkencor kanë shpenzuar dekada me radhë duke parë për rreziqet që ...
Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo ...
Whatsapp, tashmë ka gati opsionin e ri duke u bërë i padukshëm ...
Pas disa muajsh pritjeje, iPhone 7 dhe 7 plus dolën më në ...
Kamping në pyll? Ngjitje në mal? Shanset janë që ju të mos ...
Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së, ...
Dashamirët e orëve unikate të dorës mund të fusin dorën thellë në ...
Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij. ...
Kompania BlackBerry nuk do të prodhojë më telefonin e vet, duke i ...
Shefi i SpaceX, Elon Musk ka prezantuar një plan ambicioz për të ...
Google ka sjellë një aplikacion të ri YouTube Go, i dizenjuar posaçërisht ...
Samsung ka prezantuar smartfonin e ri, Galaxy On8. Ky telefon vjen me ...
HARTA E FAQES SHERBIME