AKIP i përgjigjet Ramës: Do ta rrëzojmë ligjin e mbetjeve, shihemi në referendum 

rama plehrat

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar pas video-monologut të Kryeministrit Edi Rama që fliste për ligjin e importit të plehrave.

Në deklaratën për mediat, AKIP thekson sërish se shoqëria civile e ka shprehur mendimin e saj përmes protestës dhe formave të tjera se është kundër importit të mbetjeve në Shqipëri.

Shoqëria civile shton se është e vendosur të vazhdojë me protestat deri në rrëzimin e ligjit dhe që çështja të shkojë në referendum.

Deklarata e AKIP:

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, (AKIP), pasi dëgjoi komunikimet publike të kryeministrit Edi Rama më 2 tetor 2016, vëren me keqardhje mungesë reflektimi nga ana e tij.

AKIP hedh poshtë pretendimet e kryeministrit se qytetarët janë të painformuar apo të keqinformuar apo të panikosur mbi çështjen në fjalë dhe i sugjeron kryeministrit të mësojë të dëgjojë, përveçse vetëm të flasë.

Qytetarët shqiptarë e kanë shprehur vullnetin e tyre të papërkulur mbi çështjen në fjalë dhe kanë deklaruar se kurrë dhe për asnjë lloj arsyeje, Shqipëria nuk duhet të importojë plehra apo mbetje, për shkak se Shqipëria ka aktualisht me bollëk plehra të riciklueshme dhe të pariciklueshme dhe se vendi duhet të pastrojë veten dhe jo të mendojë për të pastruar botën.

Ne mendojmë se protestat masive të organizuara nga vetë qytetarët në shumë qytete të Shqipërisë dhe të Europës duhet të kishin dhënë mesazhin e duhur te kryeministri mbi domosdoshmërinë e anulimit të menjëhershëm të ligjit të miratuar së fundmi. Për shkak se mesazhi dukshëm nuk është marrë, ne do të vijojmë të organizojmë protesta deri në respektimin final të vullnetit të qytetarëve nga cilado forcë politike që mund të ketë pushtetin në Shqipëri.

AKIP mirëpret premtimin e kryeministrit për të pastruar Shqipërinë përgjatë katër viteve të ardhshme, megjithëse vëren se gjatë tri viteve të qeverisjes së tij, asnjë nismë konkrete dhe e integruar për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk është kryer.
AKIP deklaron se vullneti i popullit është i panegociueshëm dhe se beteja jonë do të vijojë deri në rrëzimin përfundimtar të çfarëdolloj ligji që lejon importin e plehrave apo mbetjeve në Shqipëri.

#JoPlehrave
#ShihemiNeReferendum

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Qytetarët shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për ...
Skandalet me tekstet nuk ndalen. Këtë herë bëhet fjalë për tekste të ...
Në orën 18:00 janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane për të gjithë ...
Florida Hoxha është një vajzë e re shqiptare që prej 10 muajsh ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ...
OSHEE njoftoi sot se për shkak të punimeve për fuqizimin e rrjetit ...
Semke Hyka, mamaja e foshnjes dy-ditëshe që vdiq në Pogradec, ka fajësuar ...
Një mjek në Kamëz ka rrëfyer efektet anësore të punës me hashashin, të hasura ...
Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen ...
Vjeshta duket se ka trokitur tamam. Reshjet e shiut të mbrëmjes së ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar pas video-monologut të Kryeministrit ...
Ata enden rrugëve, flenë në parqe ose në strehët e pallateve dhe ...
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka publikuar sot në faqen e ...
Papa Françesku mbërriti sot paradite në Azerbajxhan, ku përfundoi udhëtimi i tij ...
Mjekët dhe stomatologët, të cilët nuk kanë plotësuar kreditet që kërkohen në ...
Në protestën e djeshme të shoqërisë civile kundër importit të plehrave pati ...
Fotot e mëposhtme tregojnë realitetin shqiptar pas rrëzimit të diktaturës komuniste. SHPËRNDAJE ...
Drejtuesja e Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Kozara Kati, ka komentuar deklaratën ...
HARTA E FAQES SHERBIME