TABELA/ BSH zbardh shifrat. Rama mburret me investimet e qeverisë së PD-së 

investime - rama

Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak në publik rritjen e investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit. Por të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se merita për këtë më shumë se qeverisë së tij i shkon qeverisë së mëparshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë rreth 60 për qind e investimeve të huaja që hynë në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë ishin nga projekte të kontraktuara gjatë qeverisë së kaluar. Më konkretisht, sipas të dhënave në periudhën Prill-Qershor, kompanitë e huaja investuan 261 milionë euro në ekonominë shqiptare. Por nga këto, 153.5 milionë euro ose 58.6 për qind ishin në sektorin e energjisë elektrike, pra hidrocentraleve, ku peshën e luanit e ka kaskada e Devollit me projektet e Moglicës dhe Banjës, të dyja të kontraktuara nga qeveria e Partisë Demokratike.

investimetlogo

Në sektor e qeveria e majtë nuk ka miratuar apo kontraktuar asnjë projekt. Përkundrazi ajo ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve konçesionare në energjinë elektrike duke ulur çmimin për prodhuesit e vegjël privat si dhe duke anulluar dhjetëra leje.

Gjasat janë që edhe në tremujorin e tretë investimet e huaja të vijnë nga projektet e qeverisë së mëparshme. Më konkretisht gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja pritet të udhëhiqen nga gazsjellësi Transadriatik dhe Hidrocentrali i Moglicës.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME