Ambasadori Lu hedh në erë investimin 100 vjeçar amerikan në Shqipëri – Nga Andi Bejtja 

andi bejtja - donald lu

Nga Andi Bejtja

Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të importit të mbetjeve, prita që Ambasada Amerikane në Tiranë, të kërkonte falje për deklaratën e djeshme, që qytetarët amerikanë duhet të kishin kujdes, edhe pse nuk kishin informacion, për një protestë të organizuar sipas saj nga opozita. Në deklaratë, (nuk gjej fjalë tjetër përveç një bashkimi leksikor italo-shqiptar), furbërisht ishte cilësuar – protestë kundra “mbetjeve të parrezikshme”-, refren ky i huazuar nga fjalimet e fundit të Kryeministrit. Nga kjo deklaratë, dhe me këtë ngarkesë e ngjyrë që iu dha, ashtu sikurse ndodh, më shumë u lëndua e u zemërua shoqëria civile, intelektualët, një pjesë e mirë e së cilës, mund të kishin duartrokitur dhe vetë Lu-në, kur mbante fjalime prej heroi komunist në prani të tyre për reformën në drejtësi. Kjo deklaratë irritoi më shumë, përveç shoqërisë civile dhe intelektualëve, dhe ato nëna me karrocë me fëmijë që ishin gati një e treta e protestuesve sot. Ndaj, kjo deklaratë sot më shumë se Opozitën, liderët e ndryshëm politikë, apo këdo tjetër, goditi vetë shqiptarët, shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e ndërgjegjshëm, ndaj me plot gojën mund të thuhet se kjo ishte një deklaratë antishqiptare, që as Ambasada Kineze kur Kina Popullore u prish me Shqipërinë komuniste nuk e ka bërë.

Kjo nuk ishte nje deklaratë vetëm kundër shqiptarëve, por dhe një deklaratë kundër vetë Amerikës, politikave të saj, filozofisë së saj, jo një, dy apo dhjetë vjeçare, po kundra një politike të ngritur e të stabilizuar prej 100 vjetësh. Të gjithë e kujtojmë vizitën e fundit të Xhon Kerrit në Shqipëri. E dinim që vinte për të zgjidhur problemin e muxhahedinëve, e pamë që nuk takoi dhe shumë liderë të tjerë që edhe mund t’i takonte edhe mund mos t’i takonte, por nuk harroi të takonte dhe dëgjonte më shumë se këdo shoqërinë civile shqiptare, atë shoqëri që, me të mirat dhe të këqijat e veta, institucionet demokratike amerikane e kanë financuar më shumë se dhe vetë Brukseli dhe në terma financiarë. Takimit të Kerrit me shoqërinë civile jo pa qëllim iu kushtua më shumë se një orë, minutash më i madh se me çdo lider politik. Mesazhi ishte i qartë: Uashingtoni me Tiranën nuk ka thjesht dhe vetëm hallin e muxhahedinëve, por dhe të demokracisë, institucioneve demokratike të saj. Më kujtohet një gazetare që doli nga takimi me Kerrin e cila tha se Kerry nuk përtoi të dëgjonte deri në fund çdo problem tonin. Dhe mesazhi nga vetë goja e Kerrit ishte kuptimplotë: Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga politika. Ndërsa sot, ku jemi sot pas mesazhit “furbo” që dha dje Ambasada e Lu-së?. Kanë mbetur vetëm muxhahedinët, të tjerat u shumëzuan me zero madje dhe më keq. U shumëzua me zero jo vetëm kjo vizitë por edhe gjithë investimet amerikane në lekë për shoqërinë civile shqiptare. Ndaj, deklarata e djeshme e Ambasadës së Lu-së, nuk ishte vetëm një deklaratë antishqiptare, por dhe një deklaratë, antiamerikane.

Kam jetuar në Amerikë, kam udhëtuar shpesh, kam miq zyrtarë të rëndësishëm e të parëndësishëm, kam intervistuar kokë më kokë dhe Presidentin Bush dhe cila është gjëja më e çmuar për ta? Qeveri pro Amerikane me hir me pahir mund të gjesh me shumicë, por popuj pro amerikan dhe sidomos në këto dy dekada është vështirë të gjesh. Kjo deklaratë ishte minim dhe i kësaj gjëje të çmuar të rrallë, që ka mbi një shekull që ndërtohet mbi realitete pozitive, pse jo dhe mbi bestytni positive.

Në gjithë këtë background, përveç të tjerave, indirekt kjo është dhe një thikë për fëmijën më të pafajshëm që po lind në Shqipëri, që dhe pse LU do dëshironte të lindte pa konsensus, fatmirësisht, lindi me konsensus 140: reformën në drejtësi. Kushdo pas deklaratës së djeshme të Ambasadës së Lu-së ka të drejtë të paragjykojë më shumë se ndoshta çfarë ka paragjykuar të gjithë lëvizjet e Lu-së dhe Vllahutin.

Shkurt dhe shqip, fatkeqësisht dje u vërtetua se në Tiranë nuk ka më Ambasadë Amerikane po thjesht Ambasada Lu. Realisht dhe faktikisht, dy palët me te cilat Lu është për momentin në konflikt janë shoqëria civile shqiptare dhe opozita shqiptare, dy mekanizmat bazë të funksionimit të demokracisë. Jo pak herë, miku im Fatos Lubonja më ka ngritur shqetësimin se ç’duhet të bëjë shoqëria civile, opozita, intelektualët e këtij vendi kur po duket qartë se si Lu ashtu edhe Ambasadorja Vllahutin e kanë selinë te salla luleve në Kryeministri!? Është një situatë delikate jo vetëm për demokracinë tonë, por edhe për vetë Amerikën, ku lehtësisht ajo për shkak të këtyre veprimeve të Ambasadës Lu, mund të humbasë padrejtësisht dashurinë e një populli që e do verbërisht. Ka vetëm një rrugë: të rilexojmë dhe një herë fije për pe’ mesazhet e Xhon Kerrit, dhe me këto mesazhe në dorë dhe në zemër të shpëtojmë demokracinë tonë dhe t’i rikthejmë Ambasadës Amerikane mbiemrin dhe dinjitetin që meriton.

Shkruar për SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

22 Responses to Ambasadori Lu hedh në erë investimin 100 vjeçar amerikan në Shqipëri – Nga Andi Bejtja

  1. Skanerist

    Arsyeja eshte me se e thjeshte, ndonese asnje nuk ndihet, per shkak moskuptimi apo konspiracioni: pas ligjit te “mbetjeve” fshihet perpjekja per te sjelle si “mbetje” tere sa nuk u arrit te sillej me 2013. Kjo ishte edhe arsyeja e ardhjes se Arvizuse, “kumbarit” te 2013; kjo eshte arsyeja e mbylljes se te dy syve dhe te dy vesheve perpara zullumeqe te Rames, perpara kanabizimit te vendit, perpara shit-blerjes se votes, dhe shpallja verberisht e Shqiperise jo me si vend me demokraci ne zhvillim, por me demokraci te zhvilluar.

     
  2. dent isti

    OKAY !

     
  3. Nardi

    vetem se nuk eshte faji i Luse por i politikes amerikane, sado t’ju duket pozitiv qendrimi i Kerrit etj, aty duhet pare, edhe pse nuk kuptohet dhe madje fatkeqesisht, shumica e shqiptareve verberisht per hir te pro-amerikanizmit dhe pro-“clirimtareve” te Kosoves, jane me ate qe po te fitoje do ta coje edhe me keq drejt gremines Ameriken, por qe mund te shihet ne horizont farmiresisht se i kane ditet e numeruara dhe me ikjen e demokrateve edhe Lu-ja do te marre valixhet

     
  4. deti

    lin biao a thua po flen me ket trapin e gjate….
    Amerika pas tre aziatikeve duhet te sjell urrgent nje amerikan ose ose Shqiperia nuk qenka me mik i USA . Ne se ka rene perseri ne komunizem ndihmojeni me nje ambasador qe si ka rrenjet nga shtet komunist si ky Loo

     
  5. kosta

    Me ne funde lexuam nje analize reale per cfar po ndodhe me ambasaden dhe ambasadorin kinez LU, ne marredhenie me popullin shqiptar dhe jo me qeverisjen e Shqiperise…..edhe ky ambasador si disa nga keta te fundit, do te iki nga Shqiperia mjafte i pasur dhe nje dite munde te na vij per te bere biznes duke ngritur nje kombinat per djegjen e plerave te Europes ne mesin e vendit tone……

     
  6. Qytetari

    Si mund ti besh koment ketij shkrimi???!!!
    Tani ose je burre si Andi Bejtja dhe e kap demin per briresh, ose je anonimus (sic jam dhe une tani) dhe hesht!!!

     
  7. asi

    Shkrim i goditur. Shkrim profesionisti e logjike intelektuali. Kemi kohe qe e shohim kete gje tek Lu e Vllahutin. A ka njeri ne departamentin ameriakn te shtetit qe kontrollon veprimet e LU? Patjeter, nese ai i ben keto me koek te vet apo,e ka direktive? Kete duhet ta zbulojne gazetaret e guximshem. Ka muaj qe deklaratat e Lu po na zvertitin nga mendimi qe kishim per SHBA. Nese LU eshte ne sherbim te Sorrosit sec dhe kemi lexuar shpesh ne media atehere z. Lu duhet te dilni ne pension sa me shpejt sepse po dezinformoni nje popull te tere aty ku punoni( popullin shqiptar) dhe prej nga vini SHBA. Kemni shtruar pyejtjen z. LU pergjigju deklarates se Rames ne parlament, avionin e pisten e avionit i tha Topallit shko tregoja LU. A keni lidhje me drogen Z. Lu meqe Rama na adresoi tek ju publikisht? JU ken9i heshtur kur nderkohe keni folur deri per ligjin e mbrojtjes se pellumave, po per te mbrojtur femijet e rinine shqiptare nga droga e krimi keni heshtur kur duhet te flisni. Duam pergjigje z. LU pse Rama e drejtoi Jozefinen tek JU per problemin e droges?

     
  8. Edshaksi

    Lu-ja nuk perfaqeson Ameriken! Ai shumë shumë mund te perfaqesoje Kinen.

     
  9. Ilir.Man

    KANIBALËT MODERNË (Ilir.Man*2016)

    Janë ndryshe .
    Shumë më ndryshe tani ,
    kanibalët modernë…
    Nuk janë më lakuriq .
    e me thika në dorë të sulmojnë .
    Janë me Prada , Armani ,
    Jaguar e Mercedes që vezullojnë .
    Të pangopur janë ,
    paçka pse të gjitha i kanë
    Nuk janë lakuriq jo !
    Po lëkurë ta rrjepin aman po të ” kapën” .
    Tani metoda na paska ndryshuar .
    nuk mbajnë më thika ,
    sopata dhe heshta të gjata në duar .
    Mbajnë trendafila ,
    dele të buta që blegerijnë ,
    e ndonjërerë dhe fëmijë të frikësuar .
    Të joshin !
    Të joshin me fjalimet që mbajnë .
    Sepse ..
    Tani kanibalët dinë të flasin !
    Flasin aq bukur sa trurin ta shperlajnë ….
    .. Dhe ti !!
    Ti o pre e shkretë ,
    që fatin tënd e pate në duar !
    Sa keq të shoh ,
    mbytur në pleh e nga plehërat të helmuar !!!

     
  10. nini

    Shoqeria civile duhet te bashkohet me opoziten kunder makthit Rama i cioli ka mbeshtetjen e LU e Vllahutin. LU na ka ngecur muhaxhedient kurse Vllahutin po na sjell plehrat e Europes.
    Ata kane qellim te ndajne shoqarine civile nga cdo perkrahje politike sepse keshtu e copezojne opoziten kunder Rames. Deklarata e djeshme e ambasades amerikane qe protesten e shoqerise civile ja veshi opozites e beri me qellim qe ta copezoje kete turme qe sa vjen e rritet kunder Rames. Shqeria civile duhet qe te kerkoje nedihme nga cdo force politike qe eshte kunder plehrave duke rritur mbeshtetjen e proptestes. Ne kete menyrte nuk cojne uje tek LU e Vllahutin qe mbrojne Ramen por bashkimi i tyre me cdo force poltikie qe eshte me kete kauze perben turmen e madhe popullore qe duhet te trembet cdo tiran, vendas apo i huaj, i veshur me pushtet apo me kostum diplomatik. Shoqeria civile te mos bjere pre e kurtheve te interesaxhinjve te huaj por te bashkohet dhe kerkoje publikisht mbeshtetjen e forcave politike kunder mbetjeve duke krijuar nje turme te madhe nga e cila do kapitullonte Ramen bashgke me ligjin e tij te plehrave dhe plehrat e tjera qe na ka sjelle ne kete vedn qe nga kriminelet ne administrate e drogen per femijet tane.

     
  11. naim

    Qenke nje kokerr k..i ti plako. Trujt zoti

     
  12. ilir

    konstatim real dhe i goditur.nuk i heq as pike as presje.do ti shtoj dhe emrin e atij tjetrit arvizu.ky shkrim eshte arvizu+lu.

     
  13. arjan

    na cat…..k plherat plehrat… jeni qora apo ashtu ju thone, ashtu u ngritet edhe per armet kimike, dhe pastaj that pse si morem……… kur do mbaroj kjo ipokrizi…..

     
  14. Komentuesi

    “Në deklaratë, (nuk gjej fjalë tjetër përveç një bashkimi leksikor italo-shqiptar), furbërisht ishte cilësuar – protestë kundra “mbetjeve të parrezikshme”-, refren ky i huazuar nga fjalimet e fundit të Kryeministrit”

    “dinakerisht”?! Dhe menomale qe je njeri i letrave, se imagjino te ishe hidraulik.

     
  15. fatkeqi

    Sipas meje duhet te kuptojme nje gje.-E gjithe klasa politike shqipetare eshte fatkeqesia e kombit shqiptar.-Qellimi i tyre si te majte te djathte,te qendres etj.etj.eshte:E gjith pasuria e popullit shqiptar te perqendrohet ne pak duar ( te pista ) kriminelesh dhe populli te hiqet zvarre sepse keshtu nuk ka kohe dhe mundesi qe te merret me politikanet Kjo nuk eshte vetem deshira e tyre si politikane shqiptar por dhe detyra e ngarkuar nga padronet qe i kane ne shqiperi apo jashte kufijve.prandaj te mos habitemi me keto qe po ndodhin, pra mos te habitemi as me qendrimin e ambasadorit amerikan sepse edhe ai nuk peerfaqesone popullin amerikan si ambasador ,por interesat e ndonje padroni multimilardier.Kjo sipas meje ka vetem nje zgjidhje: Te organizohemi dhe te krijojme nje levizje te re popullore, pa u mbeshtetur ne asnje lloje force politike,per te shpetuar nje here e mire nga keeta kriminela qe na kane vene çizmen dhe na kane hequr lirini ne emer te demokracise.

     
  16. raimonda

    Te lumte Andi Bejtja! Sot je nga te paktet por me i miri ne fjalen tende me kuraje e guzim.Nga fjala jote mesova qe kane mbetur akoma gazetare te guximshem e trima si ti.Turp per mediat qe nuk e pasqyruan sot protesten per importin e pleherave. Turp per dy televizionet ora news dhe news 24 . Edhe njehere bravo Andi se ke inkurajuar gjith shoqerine shqiptare.

     
  17. Big

    Te nderuar bashkefoles per tju ardhur ne ndihme,esht i rrethuar nga Grupe Komuniste,te cilet po shkaterrojone interesat e nje populli..Mos harroni qe esht ushtare i betuar i Sorrros dhe Obames,jan zgjedhjet ne funde te muaj tjeter…Prandaj Miljarderi ecen me teorin duke bler Politikanet ne Pushtet,,,,..Filozofia Sorros..Qe

     
  18. Altin1

    Luja ska ardh privat qe hedhka ne ere investimin 100 vjecar te Amerikes por luan politikat e shtetit Amerikan ne Shqiperi dhe raporton ne DASH.Po ju ja fusni mas qefit te Partive qe perfaqesoni.Rrofte Amerika dhe per Reformen ne Drejtesi se politika e kishte shkel ket popull me kembe.Ky eshte investimi me i mire i Amerikes ne 100 vjet .Tung.

     
  19. Ari

    Analiza e zotit Andi Bejtja eshte shume e sakte,por e keqja nuk e ka zanafillen me shokun LU! Startin e keqja ne vendin tone e ka me Withers.Stafeten e coi ne fund Arvizu.Lengun po ia pi… shoku Lu!
    Duhet te jemi te duruar deri ne nentor,atehere kur Tramp do te shpallet Presidenti i radhes ,antikomunist, i Amerikes!
    .
    2013 Qershor 10
    Ari ka komentuar në një gjendjen.
    ora 11:32.MD
    OPINION TV KLAN
    Z.Blendi!
    SHBA, per ne Shqipetret, ka qene dhe mbetet mbrojtesja e interesave tona kombetare.Ne cfaredo rrethane dhe konjukture ,veshtire se mund te ndryshoje ky opinion.Nuk besoj qe nje opinion me rezerva per ambasadorin, do ndikoje negativisht ne mardhenjet e Shqiperise me SHBA.Arvizu duket i zgjuar dhe do me mirekuptoje.
    .
    2013 Gusht 4
    Ari ka komentuar në një fotografi. U.S. Embassy-Tirana
    8:59.MD
    Fotot e kohështrirjes
    Na dalte per hajer!Nuk e kisha menduar qe interesat e popullit amerikan ,qenkan te lidhura e te mbrojtura nga “fara” shqiptare e anti imperialisteve amerikane!
    Ngazellimi ambasadorit Arvizu pas 23 qershorit, druaj se eshte eufori, ne mos dicka tjeter! Cudi e kohes! Kaq dobet valle perfaqsohet U.S.A. ketu ne Shqiperi, apo… “truri” i saje po shterron dhe fuqia e saj ne bote po zbehet?
    Ne fakt ,te gjitha “perandorite” jane kalbur e shembur nga brenda. Ne Shqipetaret nuk e deshirojme per U.S.A.-n kurre kete ndodhi.
    PS: Zoterinj te ambasades!Mardhenjet diplomatike ndermjet shteteve jane dicka normale dhe bazohen ne rrespektin reciprok.Natyrisht qe keto mardhenje realizohen nepermjet qeverive,qofshin te zgjedhura apo te imponuara.SHBA,per ne shqiptaret, eshte vendi i madh i lirise ne mbrojtje te vlerave humane dhe te demokracise.Shqiperia eshte vendi i vogel, i cili ka nevoje per te mesuar ne kete drejtim.Sot, mesimi qe po merr nga ju duket se nuk ka tharm morali.Ju lutemi!Rrespektoni detyrimet reciproke dhe te pakten mos u tallni me shqipetaret,historikisht te vetemashtruar.Ju falenderojme per mirekuptimin.AA

     
  20. DUCE

    ameriken e ka zaptuar cifuteria dhe po e perdor forcen e saj si arme kunder gjithe botes.pike! ne si shqiptare do hame krrundet dhe do zbrazim kazanet e plehrave te gjithe botes sepse kete kane urdheruar bilderberget e cifuterise se dhjere ! edi rama i ka shume xhan dhe ata e mbajne ne pushtet.pike!

     
  21. berati

    Z Bejtja Ty tu rit ndera qe me numdesite e tua mer pergjegjesi e rezik qytetar e kundershton mafien teper te rezikeshme politikane shqipetare keta qelbesira hallall I pacin te gjitha paret e vjedhura firmat piramidale 97 98 thesarin e krabes rugen e konbit koncesionin e rinasit gerdecin 21 janarin e shume te tjera por ti sjellesh popullit mbetjet e rzikeshme te evropes ku qindar mijra familje do te perjetojne ferin per se gjalli duke pare me syte e tyre se si do tia haje kanceri dite e per dite femijet nipat e mbesat nuk ka ,e gje tjeter me keq kunder atij populli po ta shihni historine e ketij ligje qe me qelbesiren nano berisha e ky I fundit kuptohet sa para e madhe luhet e kee pare e mer vetam kupola e cila kaikur e do te ike te jetoje resorteve luksoze te botes ashtu si ben qelbesira nano qelbesira shkelzen sali ram berisha ashtu si bajne kopilat e edvin kristaq rames kurse ju qe nuk duani ta lini ate vend I banuar qe mijra vjet nga stegjyshit tuaj apo qe nuk kini mundesi ta lini do te perjetoni kancerin me sakte ferin kjo pune nuk zgjidhet me protesta ambietaliste por me nje levizje te gjere popullore politike ku ne balle duhet te jeni ju gazetare analista profespora doktora studenta edhe deputeta te rinj te cilet moren guximin e votuan kundra e jo me butake te neveritshem te tipit majko apo qelbesira te tipit dokle ruci shalsi bare etj qellimi I kesj levizje te jete permbysja e kesaj klase politike dhe tani eshte momenti me I pershtatshem per kete permbysje eshte e veshtire por jo e pa mundur se nuk keni se cfare te humbisni me shume se jeten e femjeve tuaj sa per ameriken ata vene me ata qe fitojne me trimat

     
  22. berati

    ku ligj tregoi edhe nje here qellimin e kesaj klase politike qe te vjedhin sa te mundin e te ikin te jetojne se sulltane si po ben nano qeni shkelzen berisha e si kane filluar kopilat e ketj por tani po luhet me jeten e femijeve tuaj dhe nuk ka me keq se kaq dhe ky eshte momenti qe kjo klase te permbyset se nuk kini se cfare te humbisni ma shume se jeten e femijeve tuaj ju mund ta ruani jeten e tyre duke rezikuar tuajen edhe duke u perleshur me arme me keta qelbesira dhe kuder ketyre qelbesirave jane shume por duan nj grup ti mbledhe pse jo mund te beheni edhe ju

     

Leave a Response

Nga Dalina Buzi Si kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ...
Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë Arben ...
Nga Mary Steele – The Star Si dikush që ka lindur vetëm ...
Nga Sazan Guri Në dukje mund na ngjaj si marshim i thjeshtë, ...
Nga Patrick Kingsley (The Guardian) Ndërkohë që një turmë të vogël pensionistësh ...
Nga Kreshnik Spahiu Dje ndodhesha në Prishtinë dhe nuk pata fatin të ...
Nga David Owen (The Guardian) Argumenti se diplomacia ka dështuar në Siri ...
Nga Andi Bejtja Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të ...
 Nga Lutfi Dervishi Televizionet informative sot treguan se vendimet për të përcaktuar ...
Një histori tronditëse si ajo e masakrimit të biznesmenit libanezo – Amerikan, ...
Nga Poli Hoxha Një gjë e turpshme ka ndodhur gjatë protestës anti ...
 Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish ...
Nga Bryony Jones (CNN) Britania me të cilën ra në dashuri Samuele ...
Nga Ilir Babaramo Letër Presidentit te Republikës I nderuar zoti President, Ndonëse ...
Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo ...
-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, ...
Nga Stephen Collison(CNN) Hillary Clinton kishte një pyetje për turmën energjike, kryesisht ...
Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME