TABELA/ Bilanci katastrofik fiskal. Borxhi i bizneseve ndaj shtetit kapërcen 1 miliardë euro 

borxhi (2)

Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme të frikshme duke kapërcyer shifrën 137 miliardë lekë ose 1 miliardë euro. Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Financave tregojnë se pjesa dërrmuese e tij është krijuar pas vitit 2012 duke dëshmuar për një përkeqësim të administrimit fiskal, por edhe rëndim të krizës ekonomike dhe aftësisë paguese të biznesit.

Sipas të dhënave, nga fillimi i tranzicionit e deri në 31 dhjetor të vitit 2011, detyrimet e papaguara të bizneseve në shtet ishin vetëm 44 miliardë lekë. Por pas kësaj periudhe borxhet e biznesit në shtet janë rritur me ritme të frikshme.

Më konkretisht, nga 1 janari i vitit 2012 deri në fund të vitit të kaluar borxhet e papaguara të biznesit ndaj organeve fiskale janë rritur me 93 miliardë lekë ose 680 milionë euro të tjera.

Kjo do të thotë se në vetëm 4 vitet e fundit, janë krijuar mbi dy herë më shumë borxhe të biznesit në shtet se sa ishin krijuar në dy dekada të tëra nga rënia e komunizmit deri në dhjetor të vitit 2011. Sipas shifrave, pjesa dërrmuese e tij i përket Tatimeve, ndërsa doganat kanë vetëm 20 miliardë lekë.

Një pjesë e madhe e borxhit tatimor i përket bizneseve tashmë të mbyllura, ose falimentuara, çka e bën atë të pamundur të arkëtohet më në arkën e shtetit. Një pjesë tjetër janë detyrime të disa kompanive të mëdha në vështirësi financiare, si Kurum, ARMO apo kompani të tjera në fushën e naftës.

borxhi (1)

Amnistia

Ministria e Financave ka lajmëruar një amnisti fiskale, e cila parashikon një falje të përshkallëzuar të detyrimeve tatimore. Sipas projektit paraprak qeveria do të falë plotësisht borxhin 44 miliardë lekë  të krijuar deri në 31 dhjetor të vitit 2011, ndërsa për borxhet e lindura pas këtij viti do të falen 30 për qind e detyrimit dhe kamatvonesat nëse paguhet 70 përqindëshi.

Drafti i amnistisë i është dërguar për shqyrtim Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por një ditë më parë përfaqësuesi rezident i FMN në Tiranë deklaroi se Fondi do të mbështesë vetëm faljen e detyrimeve për bizneset e falimentuara ose të mbyllura, të cilat janë të pamundura për t’u mbledhur më.

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

  Pavarësisht deklarimeve të forta politike që bëhen çdo ditë për rritje ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kritere të forta pë rata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. ...
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth ...
Aftësia e kësaj qeverie për të ricikluar problemet është mbresëlënëse. Kërcënoi me ...
Bankierët pohojnë se është shtimi i riskut të perceptuar të bankave për ...
Në kohën kur Agjensia e Trajtimit të Pronave ka nisur shqyrtimin e ...
Kredia për ekonominë u rikthye në stanjacion gjatë muajit gusht, teksa rritja ...
Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja ...
Rruga e Kombit (që fatkeqësisht është e njohur më shumë në lidhje ...
Ekonomia e vendit ka vënë në punë vetëm 66% të kapaciteteve investuese ...
Ministra të qeverisë dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë trumbetuar jo pak ...
Një marrëveshje e arritur ndërmjet vendeve anëtare të OPEC-ut për të ulur ...
Bashkëshortja e ish-Kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair, Cherie Blair ndodhet ...
Dhoma Britanike e Tregtisë ka dalë kundër ligjit të Qeverisë të miratuar ...
Borxhi tatimor, që bizneset kanë ndaj organeve fiskale është rritur me ritme ...
Ligji i miratuar të enjten në parlament nga mazhoranca për anëtarësimin e ...
HARTA E FAQES SHERBIME