Sopranoja kosovare Gashi hap sezonin koncertal në Pfaffenhofen 

krenare-gashi-a-1-587x392

“Me sopranon e lindur në Prishtinë, Kosovë, Krenare Gashin, të dielën më 16 tetor në Pfafenhofen vjen një artiste e re me famë ndërkombëtare”, shkruajnë mediat gjermane.

Sezoni i koncerteve në Pfaffenhofen, Gjermani fillon më 16 tetor. Dhe ky fillim bëhet me një mbrëmje këngësh të sopranos së re Krenare Gashi që mbahet në sallën historike të ndërtesës së Këshillit të Qytetit.

“Me sopranon e lindur në Prishtinë, Kosovë, Krenare Gashin, të dielën më 16 tetor në Pfaffenhofen vjen një artiste e re me famë ndërkombëtare”, shkruan portali hallertau.info. Programi i mbrëmjes së saj të këngëve që fillon në orën 20 në sallën e këshillit ofron një spektër të gjerë të këngëve nga repertori i muzikës klasike, transmeton albinfo.ch. Dhe këtu përfshihen kompozitorë si Brahmsi, Duparc, Rossini, Walton dhe Straus. Në pianon e madhe të sallës së komunës Krenaren do ta shoqërojë pianistja Susanna Klovsky.

Krenare Gashi ka studiuar solokëndimin në Prishtinë dhe në Shkollën e Lartë të Muzikës në Detmold, Gjermani. Pas diplomimit dhe specializimit për koncerte, në vitin 2011, ajo ka vazhduar studimet e mëtejme në Mineapolis, SHBA.

Në vitin 2006 këngëtarja tashmë 30 vjeçare qe shpërblyer me një bursë studimi të fondacionit Richard Wagner. Ajo qe bërë e njohur me suksesin në konkursin për solokëndim “Neuen Stimmen” të vitit 2007. Ndërsa në “Competizione dell`Opera” në Dresden ajo kishte marrë çmimin e dytë të jurisë dhe të parin të publikut. Po ashtu Krenare Gashi ka qenë gjysmëfinaliste në konkursin Placido Domingo Operalia.

Sopranoja Gashi posedon një repertor të gjerë si nga fusha e operës ashtu dhe e muzikës koncertale por edhe nga këngët spirituale. Me pasion të veçantë ajo i është përkushtuar këndimit të këngëve të muzikës klasike, përcjell albinfo.ch. Ajo tashmë ka dhënë koncerte me këngë, veç tjerash edhe në Ambasadën Gjermane në Tokio dhe në Chicago Culture Center./albinfo

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Princesha e Luksemburgut, Tessy, ka folur për jetën e saj si paqeruajtëse ...
Një person ka plagosur kushërirën e tij me “Kallashnikov” dje në Kosovë, ...
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ...
Reisha Perlmutter, një artiste e re, ka mahnitur të gjithë në rrjetet ...
Një vepër arti mbetet gjithmonë e bukur pavarësisht materialit me të cilin ...
Elbasani drejt një zbulimi tjetër të madh arkeologjik. Burimet bënë me dije ...
“Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të ...
Piktori francez, Jean-Léon Gerome, është një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ...
Për të gjithë fansat e fimit “Piratët e Karaibeve”, vjen një lajm ...
Këngëtaret Eda Zari dhe Elina Duni kanë ngritur zërin kundër degradimit të ...
Puntata e dytë e emisionit “Xing me Ermalin” në tv Klan ka ...
Nga viti në vit rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë ...
Ky djalosh shqiptar me qeleshen e bardhë e jelekun e kuq, është ...
Këtë herë Elina Duni performon në Zyrih solo, pa kuartetin e saj ...
“Me sopranon e lindur në Prishtinë, Kosovë, Krenare Gashin, të dielën më ...
Ish-spikerja e njohur e RTSH-së, Vjollca Vokshi, ka ardhur për një vizitë ...
Nëpër botën mendore të Brechtit, Kafkës, Canettit dhe Krausit. Bertolt Brecht 1. ...
Akademia e Shkencave e Francës, në kuadrin e 350 vjetorit të themelimit ...
Nga Flutura Açka. “Në shtyp ditët e fundit kam parë disa shkrime ...
Gjatë qëndrimit në Ukrainë, ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Shpresa Kureta, ...
Jakup Ferri, i biri i Ferr Durit, u lind në vitin 1832 ...
HARTA E FAQES SHERBIME