SHËNIM/ Shfazimi i kryeministrit dhe një sondazh që Fevziu nuk e tregoi mbrëmë 

edi rama (2)

Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e tij “epike” në mbrojtje të importit të plehrave. Duket qartë që ai është në një hall të madh, pasi po stërmundohet të thotë sot gjëra 100% të kundërta, nga ato që ka thënë në opozitë dhe 3 vjet më parë sapo u ul në kolltukun e kryeministrit.

Është bërë aq qesharak me apologjinë që i bën këtij biznesi të dyshimtë, sa që deklaron me gojën plotë se ai armikun më të madh nuk ka ambientalistët, por Eko-Mafien dhe importin e mbetjeve ta barazojë me atë të kafes dhe grurit.

Gjatë përsiatjeve të tij të gjata në parlament, ashtu si ja vuri në dukje edhe opozita, ai e “nxori kokën” se përse është në këtë hall dhe po bën çmos të “sqarojë” qytetarët për “mashtrimet” që bën shoqëria civile dhe “media sharlatane”. Duket hapur se është në panik nga ajo që pritet të ndodhë nesër më datë 1 tetor, kur është planifikuar të nisë revolta kundër kësaj që ka bërë me plehrat.

Në funksion të këtij paniku dhe nxitimi, për të sqaruar “1 milion shuplakat” se përse i mashtroi kaq hapur në lidhje me këtë çështje, kryeministri doli mbrëmë edhe në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut. Ashtu si pritej aty ai do vazhdoj të bëjë apologjinë dhe metamorfozën e plehrave.

Por përveç kësaj, mbrëmë ai tregoi hapur se është në krye të qeverisë tani pas 3 vitesh si një kryeministër i papërgjegjshëm dhe mashtrues i pakorrigjueshëm. Përveç historisë së mbrojtjes publike absurde që i bën importit të plehrave ai tregoi se si kryeministër i vendit është krejtësisht i papërgjegjshëm (ose me shumë gjasa hiqet si i tillë) për çdo gjë që ndodh në vendin tonë.

Nervoz dhe i shfazuar krejtësisht, kryeministri nuk ju përgjigj asnjë prej pyetjeve të drejtuesit të emisionit, për ekonominë, investitorët, pushtimin e vendit nga mafia e narko-trafikut apo se përse nuk pranon referendum për një ligj që ka shqetësuar popullatën, kurse vetëm pak muaj më parë “shpiku” një të tillë brenda partisë së tij për tu formalizuar kryetar i saj.

Nëse ligji për plehrat duket se ka sfumuar skandalet e tjera më të mëdha të kësaj Rilindje që po degradon vendin dhe mund të konsiderohet si “qershia mbi pleh”, Edi Rama ka llogari të tjera të hapura me qytetarët shqiptarë.

Është në fakt përgjegjësi kryesor i katastrofës ekonomike dhe instalimit të krimit të organizuar, në krye të punëve të vendit.

Pikërisht për atë se çfarë mendojnë ata për punën e Edi Ramës si kryeministër, me rastin e pranisë së tij në emision, Blendi Fevziu dje gjatë gjithë ditës hapi një sondazh në faqen e tij “Opinion”.

Pyetjes “A jeni të kënaqur me punën e Edi Ramës si kryeministër”, mbi 75% e vizitorëve të kësaj medie që Rama sa herë i intereson e selekton si “jashtë kazanit”, i janë përgjigjur me “jo”.

Pra janë të pakënaqur jo vetëm me atë që po bën me ligjin për importin e mbetjeve por për gjithë punën e tij si kryeministër gjatë këtyre 3 viteve.

Kjo pyetje vazhdoi edhe gjatë intervistës së nervozuar të kryeministrit, i cili kishte shkuar në emision që tu mbushte mendjen shikuesve dhe jo “gazetarëve sharlatanë të kazanit”, se ai ishte kryeministri i punëve të mëdha.

Por çfarë ndodhi me sondazhin? Sa më shumë fliste Edi Rama dhe turfullonte kundër “armiqve” që shtrembërojnë realitetin e tij të mrekullueshëm, aq më shumë rriteshin votat që deklaroheshin, “jo, nuk jemi të kënaqur me Edi Ramën kryeministër”.

Mësohet se gjatë gjithë bisedës Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij sondazhi dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet kryesore, të shfazimit të tij mental live në ekran.

Të gjithë shikuesit, edhe ata që nuk kishin votuar, prisnin që moderatori Blendi Fevziu tja tregonte kryeministrit rezultatin e këtij sondazhi ashtu si bën në çdo emision. Por nuk e bëri. I është lutur Edi Rama, apo Fevziut i ka ardhur keq nga katandisja ku gjendej ai, edhe pa i treguar live se çfarë mendojnë të paktën ndjekësit e “Opinion”, për Ramën si kryeministër i vendit?

Sido që të jetë e vërteta, popullariteti i Edi Ramës duket se ka shkuar në fund.

Mund të rendisim dhjetëra arsye për të shpjeguar këtë, që nga arroganca dhe mashtrimet e trasha që bën publikisht, por kjo valë popullore kundër këtij aksidenti në krye të vendit, shkon më tej. Edhe më thellë se plehrat dhe hashashi me të cilat e ka bërë “fare baltë”, por më së shumti për gjendjen ekonomike dhe varfërinë e shtuar nën qeverisjen e Rilindjes së tij që doli një eksperiment jo vetëm i dështuar, por edhe kriminal.

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

One Response to SHËNIM/ Shfazimi i kryeministrit dhe një sondazh që Fevziu nuk e tregoi mbrëmë

  1. kosta

    Edi Rama ka popullaritet vetem tek hajdutet, homoseksualet, perverset, genjeshtaret, trafikantet, impotentet seksual dhe intelektual, dhunuesit por jo vetem te atyre qe u rrune afer por edhe te prinderve, grave, miqve sepse Rama e gjen lumturine tek fatkeqesia qe u sjell kujdo qofte, gjen mbeshtetjen edhe te te pa ngopurit ne pervetesime,, ne vjedhje dhe ne gjithcka tjeter…..vetem keta soi njerezish e mbeshtesin Ramen por ketu futen edhe injorante, fshataret ne mentalitet dhe ne menyren e te jetuarit gje qe kjo shtrese e popullsise eshte e madhe ketu tek ne….

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME