Vrasja e Ilia Karelit, gjykata ping-pong në Selanik me 70 dëshmitarë, 30 avokatë në gjyq 

familja kareli

Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, ndërsa sot në të gjitha seancat është prezenca e stafit  drejtues të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së  Shqipërisë në Selanik.

Më se një vit ka që rifilluar çështja Kareli. Më 28 shtator të 2016 ishte radha e prokurorisw së çështjes në seancën e shtatë, ku janë thirrur për të dëshmuar rreth kësaj ngjarje të rëndë 70 dëshmitarë, si dhe 30 avokatë, përball trupit gjykues i përbërë nga tetë anëtar.

Prokurori i çështjes bazuar në materialin voluminoz, pamjet filmike, fotografitë,  kërkoi dje që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtor, pasi janë përfshirë dhe kanë ushtruar dhunë me dashje ndaj të pandehurit 42 vjeçar Petrit Kume (Ilia Kareli), me pasojë vdekjen..

Procesi i rigjykimit të  14 të pandehurve “policë, gardiane ” të burgut Nigritas në Serres të akuzuar për dhunë ndaj shqiptarit me pasojë vdekjen po ngjan një maratonë të vërtetë, pas ndërprerjes së vazhdueshme që ju bën këtij proçesi, kjo për arsye subjektive, por edhe për shkak të grevave me pandërpreje që pati përfshirë edhe sistemin gjyqësor në këtë vend duket se po i vjen fundi.

Janë thirrur në këtë proces pothuase një numër rekord dëshmitarësh, rreth  70, të lidhur direkt ose indirekt në këtë ngjarje.( policë e gardianë si dhe të qëndrave policore të tjera, të burgut Melandrinos, Nigritas,  posta policore Amfisa, etj.)

Çdo gjë i ka ngjarë një lojë ping-pongu, në të cilën janë përfshirë edhe punonjës se burgut të Malandrinos, drejtues të postave policore të Amfisas, si dhe sektorë të policise përgjegjës për transportin e të ndjerit Ilia Kareli.

Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë pretenduar se vdekja ka ardhur nga dhuna  e ushtruar, por kjo ka ndodhur para se i pandehuri të mbërinte në burgun e Nigritas në Serrës, pra ai është dhunuar në burgun Melandrinos.

Ekspertët mjekoligjorë kanë mbrojtur me bindje tezën e tyre përfundimtare që vdekja ka qënë e fshehtë e menjëhershme nga një sëmundje kronike të zemrë s( miokardit ), si stresit që ka ndihmuar si pasojë e vdekjes që pati bërë më herët i pandehuri Ilia Kareli, për të cilëm ai më pas ndjente keqardhje. Pra sipas këtyre mjekëve ligjor vdekja nuk ka ardhur nga dhuna e ushtruar.

Mësohet se çështja do të vazhdojë për gjykim në datën 4 dhe 6 tetor, ku avokatët e gardianëve do bëjnë mbrojtjen e të akuzuarve, deri në atë kohë të ketë mbaruar loja e ping-pongut dhe vrasësit të kenë marrë dënimin…

Deri tani në të gjitha vrasjet ndaj shqiptarëve në Greqi nuk është dënuar as edhe një vrasës, një rastësi apo …?

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e ...
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të ...
Pas shqetësimit të ngritur nga Syri.net për disa ushtarakë rusë në Shqipëri, ...
Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, ndërsa sot ...
Një tërmet i shkallës 5 ka goditur brigjet e bregdetit grek, gjegjësisht ...
Pas zbulimit të “Eskobarit” shqiptar Kement Balili që kërkohet nga Greqia, policia ...
Një helikopter ushtarak Apache është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Greqi gjatë ...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kampin e refugjatëve në ishullin ...
Televizioni më i madh në Greqi, MEGA, që nga dita e nesërme ...
Moti i keq ka shkaktuar një kaos total në Greqi, duke regjistruar ...
Shqiptarët vazhdojnë të renditen të parët në Greqi për parregullsi në dokumentacion ...
Greqia përfitoi sot 246 milionë euro gjatë ankandit për caktimin e kompetencave ...
Një organizatë kriminale që vepronte në ishullin Kos të Greqisë është shkatërruar ...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe ...
Dy tërmete kanë tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë ...
Një tjetër histori droge vjen nga Greqia për një organizatë kriminale të ...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur ...
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kosovë, Tahir Veliu është ...
HARTA E FAQES SHERBIME