Shënim/ Duke u rrekur të mbulojë kanabisin me propagandë Kryerilindësi u mbulua me kanabis 

24

Ai pohoi se:

1. Lazarati kishte një sipërfaqe të mbjellë prej 240 ha, ndërsa në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë mbillej më pak se në Lazarat, pra Lazarati ishte problemi kryesor që Rilindësit e shkatërruan.

2. Në 2015 kanë shkatërruar 99.2% të sipërfaqes me kanabis, duke saktësuar tani pas një viti, se bëhet fjalë vetëm për atë sipërfaqe të fotografuar nga Guardia Financa italiane dhe jashtë fotografimit mund të ketë patur edhe fare pak sipërfaqe të pa identifikuar, ndaj 0.8% dhe kjo tjetra s’mund ta bënin Shqipërinë prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë.

3. Në 2016 nuk është shtuar mbjellja por është shtuar monitorimi, fotografimi nga italianët dhe shkatërrimi, dhe këto suksese keqpërdoren për të krijuar imazhin e kundërt.

Pohimet e kryerilindësit në Opinion bien ndesh me shifrat e atij vet në këto 3 vitet e fundit.

Në Lazarat në vitin 2014 u asgjësuan rreth 340 mijë bimë. Sipas Kryerilindësit, jo do të thotë se në gjithë Shqipërinë ishin mbjellë më pak se kaq.

Në vitin 2015, ndërsa në Lazarat nuk u lejua të mbillej fare kanabis, në gjithë Shqipërinë u shkatërruan rreth 680 mijë bimë kanabis, pra dyfishi i Lazaratit një vit më parë. Kjo provon se mbjellja në gjithë Shqipërinë përveç Lazaratit është dy-trefishuar në 2015.

Në vitin 2016 raportohet për mbi 2 milionë bimë të shkatërruara nga policia. Nëse nuk është shtuar mbjellja në 2016 krahasuar me 2015-tën siç rreket të vërtetojë Kryerilindësi del se në 2015 nuk qenkan shkatërruar rreth 1 milionë e 400 mijë bimë. Pra mbjellja në 2015 është pesëfishuar, mbi 80% nuk është asgjësuar dhe ndaj Shqipëria rezulton prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë e ndoshta në botë për vitin 2015 siç pohoi dhe Blendi Fevziu.

Kjo do të thotë gjithashtu se shkatërrimi i kanabist në Lazarat në vitin 2014 në vend që ta dekurajojë i paskërka dhënë hov mbjelljes së kanabisit në shumë zona të tjera të Shqipërisë në vitin 2015.

Pikërisht ky është “paradoksi”, si ka mundësi që aksioni i shumëlavdëruar në Lazarat në qershor 2014 në vend që ta zvogëlojë fenomenin e ka nxitur atë një vit me pas. Shkurt kjo tezë u provua për 2015-tën nga vet Kryerilindësi me pohimet e tij në Opinion dhe shifrat e përvitshme të servirura nga ministri i tij Tahiri.

Sa për vitin 2016, në kushtet e propagandës së shfrenuar qeveritare, përmasat e vërteta do t’i kuptojmë nga zhvillimet në vitin 2017.

Në gjithë rrethanat e tjera te barabarta (i njëjti interes për kanabisin shqiptar si sot, etj) nëse në vitin 2017 kultivimi i kanabisit do të jetë në përmasa të përafërta apo më shumë kjo do të thotë se edhe në vitin 2016, shkatërrimi i 2 milionë bimëve ka qenë veç propagandë. Vetëm nëse ndodh e kundërta mund të themi se shkatërrimi i parcelave në vitin 2016 ka sjellë dekurajimin e kesaj “agro-industrie” kriminale.

Sot për sot, Rilindja ka vetëm një mundësi nga dy: ose të pranojë se e nxiti superprodhimin në vitin 2015 dhe po përballet me pasojat e shumëfishuara të daljes nga kontrolli të situatës në vitin 2016 ose edhe në vitin 2015 edhe në vitin 2016 ka nxitur kanabizimin dhe aksioni ne Lazarat ishte për të vënë nën kontrollin tyre edhe shfrytëzim kriminal kesaj “agro-industrie”.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME