YouTube Go prezantohet në Indi për shikimin dhe shpërndarjen e videove offline 

youtube

Google ka sjellë një aplikacion të ri YouTube Go, i dizenjuar posaçërisht për zgjerimin e aksesit në gjigantin e videove, YouTube. Aplikacioni ka për qëllim përdorimin më eficent të programit të videove edhe në zona ku interneti është i ngadaltë ose i paqëndrueshëm.

youtube oNë YouTube Go përdoruesit mund të ruajnë videot për t’i parë ato offline dhe mund të zgjedhin edhe kualitetin dhe madhësinë e videos që duan të shkarkojnë. Aplikacioni gjithashtu lejon shpërndarjen e videove tek përdoruesit në afërsi (offline) dhe punon edhe në shpejtësi shumë të ulët interneti.

“YouTube Go është një aplikacion krejtësisht i ri, i cili ndihmon gjeneratën e ardhshme të përdorueseve të shpërndajnë dhe të shijojnë çdo video të YouTube,” thotë Johanna Wright, menaxhere produkti e YouTube.

Aplikacioni u prezantua fillimisht në Delhi të Indisë, ku kompania prezantoi edhe produkte të tjera në ndihmë të tregut indian. Përdoruesit indianë mund të regjistrohen që tani në YouTube Go, por akoma nuk është përcaktuar se kur do të ofrohet shërbimi edhe në vendet e tjera të botës.

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Topi i futbollit që shihni më poshtë është projektuar që të funksionojë ...
Kompania gjigante e telefonave Android, lajmëron përdoruesit e saj se të hysh ...
Falë shpërthimeve të smartphone Galaxy Note 7 të kompanisë koreane Samsung, tani ...
Disa kompani të mëdha teknologjike i kanë bashkuar forcat në përpjekje për ...
Klienti i nevrikosur tha se kompania Apple kishte refuzuar ta rimbursonin dhe ...
Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka paraqitur ...
Hulumtuesit shkencor kanë shpenzuar dekada me radhë duke parë për rreziqet që ...
Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo ...
Whatsapp, tashmë ka gati opsionin e ri duke u bërë i padukshëm ...
Pas disa muajsh pritjeje, iPhone 7 dhe 7 plus dolën më në ...
Kamping në pyll? Ngjitje në mal? Shanset janë që ju të mos ...
Qytetarët e rajonit të Ballkanit ashtu sikundër shumë shpejt qytetarët e BE-së, ...
Dashamirët e orëve unikate të dorës mund të fusin dorën thellë në ...
Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, është edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij. ...
Kompania BlackBerry nuk do të prodhojë më telefonin e vet, duke i ...
Shefi i SpaceX, Elon Musk ka prezantuar një plan ambicioz për të ...
Google ka sjellë një aplikacion të ri YouTube Go, i dizenjuar posaçërisht ...
Samsung ka prezantuar smartfonin e ri, Galaxy On8. Ky telefon vjen me ...
HARTA E FAQES SHERBIME