SHËNIM/ Oferta që ka pranuar Rama për tu thënë plehrave “bukë” 

edi rama plehra

Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në sistemin demokratik, buka vazhdon të jetë asortimenti kryesorë për shumicën e familjeve. Aq e shenjtë është buka për popullin tone, sa që shumica e shprehjeve frazeologjike që tregojnë pikën e fundit të hallit janë ndërtuar me bazë, fjalën bukë. Për shembull, kur ne tradhtohemi nga miqtë, i etiketojmë ata “bukëshkelur”, ose “e vrau me bukë në gojë” në një rast akoma më ekstrem.

Por duke filluar që sot, një gjeni i ri i kombit shqiptarë, bukës i gjeti një asortiment të ngjashëm për nga rëndësia. Ai nuk i propozon, por e urdhëron popullin shqiptar, që tani e tutje edhe plehrat ti konsiderojë po aq të rëndësishme sa edhe buka e përditshme.

Fakt është që shqiptarët edhe tani pas 3 vitesh që nga shpikja e Edi Ramës, Rilindja e famshme, janë shumë të familjarizuar me plehrat, pavarësisht nga superaksioni që u shpall, “Për një Shqipëri të pastër”.

Në një përpëlitje për të ardhur keq, kryeministri deklaroi sot përpara biznesmenëve të mbetjeve se importi i plehrave është po aq i rëndësishëm sa edhe importi i miellit dhe bukës…

Për të kuptuar se sa të rëndësishme qenkan plehrat për kryeministrin dhe “hallin” e madh që ka pasur kur vendosi që mbushjen e Shqipërisë me mbetjet e Evropës ta bëjë me ligj, po ju tregojmë një anektodë;

Në vitet 90-të, në SHBA plasi një rivalitet i madh mes Coca Colës dhe Pepsit. Meqenëse kjo pije po i merrte shumë treg Coka Colës, pronarët e saj vendosën që të nisnin një fushatë publicitare të fuqishme dhe të veçantë. Mes shumë propozimesh u pranua ai një menaxheri, i cili hodhi idenë që të paguanin Papën e Romës që të urdhëronte të gjithë besimtarët që lutjen e vjetër sa vetë kisha, “bukën e përditshme, na fal o zot”, ta zëvendësonin me “Coca Colën e përditshme, na fal o zot”.

Entuziast dhe me çantën plot me miliona dollarë shkoi në Vatikan dhe takoi Papën. Kthehet sërish në SHBA dhe i trishtuar u thotë bosëve të tij, se Papa nuk pranoi.

Po sa ofrove, e pyesin ata.

Pesë milion dollarë.

Dhe nuk pranoi?!

Jo as për 10 milion.

Çudi! Po përse nuk i ofrove 20 milion?

I propozova 30, por nuk donte as për 100… dhe u tërhoqa.

Kushedi sa do ti kenë dhënë ata të miellit-thanë të mërzitur biznesmenët e pijes së famshme dhe hoqën dorë nga ajo ide.

Edhe logjika që ka kaq ditë që po përpiqet të na imponojë kryeministri Rama, është ajo e një biznesmeni që mendon vetëm për fitime dhe as që e koncepton dot se ka edhe gjëra të tjera në këtë botë, siç është morali dhe parja më larg, se ca qindra milion euro.

Biznesi i Coca Colës nuk e bleu dot Papën, sepse ai është aq i zgjuar sa që e di shumë se lutja e famshme “bukën e përditshme falna zot” nuk është pronë e tij, por e miliarda besimtarëve.

Tani Ramës i është mbushur mendja që është më i zgjuar dhe më i rëndësishëm, edhe se Papa dhe popullit shqiptarë mund tia kthejë plehrat, në një asortiment po aq të rëndësishme sa është për ata buka…

Oferta që ka marrë, mund të ketë qenë goxha e majme, përderisa ka guxuar ta pranojë, por duket se hesapet i ka bërë “pa hanxhinë”; popullin që e di shumë mirë që bukës ti thotë bukë dhe plehrave tu thotë plehra!

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

One Response to SHËNIM/ Oferta që ka pranuar Rama për tu thënë plehrave “bukë”

  1. Jani Sava

    Po edhe i keqi diktator Enver Hoxha deri te te ngrenet bar ne coi, te te ngrenet plehra nuk i pati vajtur mendja…….

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME