Lista/ 20 qytetet më të vizituara të 2016-ës, kush kryeson 

Screenshot_1

Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, një studim që rendit qytetet më të vizituara për vitin 2016.

Këtë vit nuk mungojnë surprizat. Qyteti më i vizituar gjatë këtij viti është renditur Bankoku, ndërsa Milano lë pas Romën në klasifikimin e përgjithshëm.

Kryeqyteti tajlandez me një popullsi mbi 15 milionë banorë, është qyteti më i vizituar i vitit 2016. Sipas studimit në fjalë, rreth 21.4 milionë turistë do të zbarkojnë në qytetin kaotik lindor. Bankok përveçse një qytet me një histori të rëndësishme mbi shpatulla është edhe nyja kryesore për ata që duan të vizitojnë Azinë jug-lindore.

Në vend të dytë si qyteti më i vizituar është renditur Londra. Kryeqyteti britanik konfirmohet si një nga kryeqytetet më të dashura në botë. I pasur me atraksione kulturore dhe jo vetëm, këtë vit Londra pritet të numërojë rreth 19.8 milionë turistë.

Qyteti i tretë më i vizituar është Parisi. Pavarësisht sulmeve terroriste gjatë vitit 2015, rreth 18 milionë turistë do të vizitojnë kryeqytetin francez brenda 2016-ës, transmeton Syri.net.

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 20 qyteteve më të vizituara për 2016-ën:

-Bankok, Tajlandë

-Londër, Britani e Madhe

-Paris, Francë

-Dubai, Emiratet e  Bashkuara

-New York, SHBA

-Singapori

-Kuala Lumpur, Malajzi

-Stambolli, Turqi

-Tokio, Japoni

-Seul, Koreja e Jugut

-Hong Kong, Kinë

-Barcelona, Spanjë

-Amsterdam, Holland

-Milano, Itali

-Taipei, Tajvan

-Roma, Itali

-Osaka, Japoni

-Vjena, Austri

-Shangai, Kinë

-Praga, Çeki

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, ...
Sot në mbarë Kinën festohet Festa e Mesvjeshtës që mund ta quajmë ...
Për kinezët, ushqimi i mirë është një ndërthurje e ngjyrës, aromës, përzierjes ...
Jo të gjithëve iu pëlqejnë pushimet verore dhe plazhi. Mali, ajri i ...
Në mesin e shumë qyteteve europiane ku ju mund të kaloni pushime ...
Për shekuj me radhë Shqipëria u shmang nga turistët. Tani vendi vlen ...
Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është ...
Kjo ndërtesë e madhe e hapur në vitin 2014 nga mbretëresha Maxima ...
Në vitin 2006  planeti mësoi për të parin qytet në botë pa ...
Kush nuk i shikon fotografitë mahnitëse të udhëtimit  në Instagram dhe nuk ...
Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që ...
Këtë herë, janë australianët që kanë diçka për të thënë e për ...
Ky është një nga jahtet më të bukur që ka ardhur në ...
Një jaht luksoz ka vizituar brigjet tona në jug të vendit. Drejtori ...
Nje tjeter angazhim i bashkise qe u jep me shume vlere pushimeve. ...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit ...
Ekspertë nga Southamptoni kanë bërë një zbulim të madh në një vend ...
Një nga portalet më të mëdha në botë mbi udhëtimet dhe natyrën, ...
HARTA E FAQES SHERBIME