Skandal në Maqedoni, fyerje ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore 

tekste shkollore Maqedoni

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera.

Në librin e Gjeografisë gabimet vërehen që në ballinën e librit, ku emri i lëndës është shkruar gabimisht – “Gjeografija”!. Edhe përkthimet e teksteve janë pa një strukturë të mirë gramatikore ndërsa janë të pranishme edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike.

Në librin e historisë Shën Jan Kukuzeli, i cili në tekstet e historisë shqiptare njihet si një murg ortodoks nga Durrësi , himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine, tani përshkruhet si Jovan Kukuzeli, krijues i njohur i muzikës maqedonase. Edhe shumë gabime tjera të evidentuara më parë vazhdojnë të jenë të pranishëm. Nga Ministria e Arsimit përsërisin qëndrimet të dëgjuara vite me radhë, për ndryshime ligjore me qëllim hartimin e teksteve të reja.

“Si ministër i Arsimit kam ndërmarrë masa dhe menjëherë kam reaguar duke formuar një grup ekspertësh të cilët do të merren me analizat dhe përpjekjet që këto tekste shkollore t’i kemi në fund pas analizës së tyre një model në të cilin këto gabime nuk do të përsëriten edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu.

Premtime të tilla para gati dy viteve kishte dhënë edhe paraardhësi i tij Abdilaqim Ademi. “Ne jemi në fazën e ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjegjshme zgjidhje sistemore”, pati deklaruar Abdilaqim Ademi, ish ministër i Arsimit.

E derisa ministrat vazhdojnë të japin premtime gabimet në tekstet shkollore vazhdojnë të akumulohen. Profesori Salajdin Salihu thotë se gjendja është alarmante pasi duke parë gabimet e shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore, sipas tij, nuk mund të themi se kemi shkolla shqipe, por shkolla të përkthyera.

“Të gjithë autorët duhet të jenë shqiptarë dhe t’i kenë parasysh specifikat e shqiptarëve këtu në Maqedoni sepse në fund të fundit nëse do t’i kemi këto tekste , ata do kenë pasoja dhe në të ardhmen si te fëmijët shqiptarë ashtu dhe te ata maqedonas dhe do të krijohen stereotipe. Për shembull në tekstet e historisë thuhet se shqiptarët kanë bërë krime, shqiptarët janë të ardhur në shekullin 18-17 paramendoni ai nxënës maqedonas kur do i mëson këto pallavra si do të reagon kundrejt shqiptarëve”, u shpreh profesori universitar, Salajdin Salihu.

Gabime përmbajtjesore të cilat vazhdojnë prej vitesh me radhë, fatkeqësisht shpeshherë nuk kanë as autorët e përditësuar. Ata ose janë në pension ose kanë ndërruar jetë, ndërkohë që në këto libra bartin titujt bashkautor ose lektor./Alsat/

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një tetovar ka gjetur një mënyrë, thënë shumë butë, të çuditshme për ...
Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë ...
Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate me shkrim ka marr përgjegjësinë e ...
Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e ...
Katër balerina shqiptare dhe një badigard, të cilët punonin në lokalin e ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Është deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, por duket ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Kreu i partisë në pushtet, Gruevski, mbrëmë  bëri të ditur  blerjen e ...
Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të ...
Disa të rinj maqedonas kanë rrahur brutalisht me shufra druri një të ...
Kjo është kënga që i kushtohet ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla ...
Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës. Seanca ishte ...
Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore ...
“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, ...
Maqedoni – Një shpellë në afërsi të Kërçovës e njohur si “Shpella ...
Gjyqi i 37 personave të dyshuar si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një ...
Ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit “Ujësjellësi” në Maqedoni ka falur mbi ...
HARTA E FAQES SHERBIME