Drejtoresha të reja, politika të vjetra – Nga Artan Hoxha 

tan hoxha

Ecuria e të ardhurave bazë fiskale 2016, ato nga tatimet dhe doganat, iu përafrua muaj pas muaji ecurisë problematike të vitit 2015.

Pas një ecurie rrejshëm pozitive ne tre muajt e pare te vitit, fenomeni dha shenjat e para ne prill-maj 2016 (shih: http://www.syri.net/2016/06/28/iluzion-fiskal-rilindes-2016-nga-artan-hoxha), u qartësua në qershor-korrik 2016 (shih: http://www.syri.net/2016/08/19/rreshqitje-teposhte-fiskale-2016-nga-artan-hoxha) dhe u vërtetua nga të dhënat e muajit gusht 2016.

Në tabelën në fund të shkrimit shihet qartë rënia relative e të ardhurave mujore dhe progresive në raport me planin 2016 dhe faktin 2015, e që ka arritur në atë pike sa, të ardhurat faktike të gushtit 2016 janë praktikisht të barabarta me ato të gushtit 2015 si dhe, më të ulta se plani origjinal 2016, qoftë ai mujor e qoftë ai progresiv. Diferenca ende pozitive mes të ardhurave progresive 2016 kundrejt atyre 2015 është veçse iluzion fiskal shkaktuar  nga anomalitë rastësore në muajt e parë të vitit.

Me gjasa, rezultati për katër muajt e mbetur të vitit 2016 do të jetë aty-aty me muajt respektivë të 2015-tës, në mos me keq, duke projektuar një vit fiskal 2016, në tërësinë e vet, po aq problematik sa ai 2015.

E ndërgjegjshme për këtë projeksion, që në fillim të vitit e në vijim Rilindja shkurtoi shpenzimet, qoftë në raport me planin 2016 e qoftë në raport me faktin 2015 e ku, zëri më i masakruar është ai i investimeve publike.

Gjithashtu, me akt normativ veror, Rilindja ndryshoi me ulje planin e të ardhurave për muajt e mbetur të vitit e, së fundmi, ndryshoi edhe dy drejtoreshat e përgjithshme, atë të tatimeve dhe atë të doganave.

Emërimi i dy drejtoreshave të reja, profesionalizmi i të cilave është provuar me kohë, ndonëse vlen të përgezohet, është akt i pamjaftueshëm. Duhet ndërruar politika fiskale.

Pa këtë do të ishte njësoj sikur të shpresonim ecje më të shpejte pas ndërrimit të kuajve, sado te fuqishëm qofshin, pa ndrequr rrotat e thyera të karrocës.

Gjithashtu, karrocieri duhet të kthejë vëmendjen tek drejtimi  i karrocës në rrugën me gropa e te heqë dore nga hallakatjet e shumta që i ka fort për zemer, si p.sh., festivali i zërit më të mire mes rilindësve të rinj.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nga Dalina Buzi Si kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ...
Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë Arben ...
Nga Mary Steele – The Star Si dikush që ka lindur vetëm ...
Nga Sazan Guri Në dukje mund na ngjaj si marshim i thjeshtë, ...
Nga Patrick Kingsley (The Guardian) Ndërkohë që një turmë të vogël pensionistësh ...
Nga Kreshnik Spahiu Dje ndodhesha në Prishtinë dhe nuk pata fatin të ...
Nga David Owen (The Guardian) Argumenti se diplomacia ka dështuar në Siri ...
Nga Andi Bejtja Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të ...
 Nga Lutfi Dervishi Televizionet informative sot treguan se vendimet për të përcaktuar ...
Një histori tronditëse si ajo e masakrimit të biznesmenit libanezo – Amerikan, ...
Nga Poli Hoxha Një gjë e turpshme ka ndodhur gjatë protestës anti ...
 Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish ...
Nga Bryony Jones (CNN) Britania me të cilën ra në dashuri Samuele ...
Nga Ilir Babaramo Letër Presidentit te Republikës I nderuar zoti President, Ndonëse ...
Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo ...
-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, ...
Nga Stephen Collison(CNN) Hillary Clinton kishte një pyetje për turmën energjike, kryesisht ...
Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME