Vuçiç kërkon kthimin e 204 mijë serbëve në Kosovë 

vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Kosova po përballet me problemin e luftërave të huaja, përcjell transmetuesi publik. Ai ka shtuar se krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Vuçiç gjatë fjalimit kërkoi kthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Lidhur dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve./Koha.net

Kryesore
Të ngjashme

One Response to Vuçiç kërkon kthimin e 204 mijë serbëve në Kosovë

  1. Gallabi

    Ka shumë fakte të cilat e demantojnë, si Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç (ish ministrin në qeverinë serbo-madhe të fashistit, Sllobodan Millosheviq, ashtu edhe mujsharët e “pa” anshëm ndërkombëtar, që qëndrojnë pas tij, pse jo edhe drejtuesit e OKB, që e paskan ftuar dhe që e përcjellin me duartrokitje fjalimin e tij të bazuar në propagandën hegjemoniste serbomadhe.
    Në këtë drejtim, e konsideroj të mjaftueshme që të bëhet,krahasimi i të dhënave që dalin nga regjistrimi i popullsisë edhe në Kosovë, në njëzetë vitet e fundit të shekullit të kaluar, me rezultatet e regjistrimit të mbajtur në Kosovë në prill të vitit 2011, nga ku do të shihet qartë, se përqindja e serbëve që jetojnë në Kosovë shënon jo ulje, por rritje ( 3.55%). Pra, del se përqindja e pakicës serbe është më e lartë, se përqindja e krejt minoriteteve tjera, që jetonin në Kosovë, para se t’i hiqej autonomia nga organet e dhunshme të Serbisë!
    Gjithashtu, duke u shërbye me shkallën e shtimit të popullatës, sipas përkatësive kombëtare në Kosovë, në tridhjetë vjetët e fundit, nuk mund t’i shmangësh konstatimit, se përqindja e shqiptarëve është shumë më e vogël se ajo e para suprimimit të autonomisë. Pse ? Mendoj se përgjigja më e bazuar në këtë pyetje është:
    a.Sepse, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës, të të gjitha moshave u vranë nga thundrakët serbo-çetnik të sojit të këtij Vucic-it;
    b.Sepse,qindra mijë të rinj shqiptar nga reprezaljet egra që u bëheshin, para lufte, nga arma e qeverisë serbomadhe, ministër i të cilës ishte edhe Vucic, si dhe nga skamja, që i kaploi rreth 75% të popullit të Kosovës, si nga pasojat e shkatërrimeve nga terrori serbo-çetnik, si dhe krimi i organizuar, i përkrahur nga UNMIK-istani, KFOR, EULEX-i, OSBE… nga ”miqtë” ndërkombëtar, u detyruan të emigronin nëpër të gjitha pjesët e Globit.

     

Leave a Response

Qyteti lindor i Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë duket se është fituar nga kandidati ...
Arrestohet në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, koloneli Radovan ...
Gazeta beogradase “Telegraf” duke raportuar për një nga reportazhet javore të RTV21 ...
Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb ...
Në vitin 1993 është regjistruar një nga skandalet më të mëdha në ...
Shumë bashkëpunëtorë të Slobodan Millosheviqit edhe sot mbajnë poste. Dhe nuk pendohen ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme ...
Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e komunës së Bujanocit ka pranuar ...
Aleksandar Vuçiç nuk është ai lloj njeriut që i druhet ndryshimit të ...
Çifti aq shumë ishte i etur për seks saqë nuk u ka ...
Njëri ndër kriminelët më të mëdhenj, jo vetëm në Ballkan por edhe ...
Një grua ka tmerruar sot kalimtarët e rastit në Nish, ku në ...
Zyrtarë serbë vazhdojnë të komentojnë dhe të jenë të kënaqur me marrëveshjen ...
Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për ...
Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e ...
Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 ...
Kandidati serb për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç, ka marr ...
Ambasadori serb në UNESCO-s dhe ish-ambasador i këtij vendi në Vatikan, Darko ...
HARTA E FAQES SHERBIME