“Biseda erotike”, Ermira Mehmeti zbulon vajzën që foli në emër të saj 

ermira mehmeti

“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj”.

Deputetja shqiptare nga radhët e BDI-së, në Parlamentin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, përmes një postimi të saj në Facebook ka shpërthyer duke thënë ato që pritej të dëgjoheshin prej kohësh.

Deputetes Mehmeti muaj më parë iu publikua një audio-incizim në të cilin dëgjohej një bisedë që thuhej se ishte bërë mes deputetes Mehmeti dhe një kolegu të saj nga parti. Gjuha që u dëgjua në këtë audio-incizim shkaktoi shumë revoltë tek simpatizantët e deputetes shqiptare.

Mehmeti sot ka thënë se ajo ka mbetur e vetme dhe pa përkrahjen as të partisë së saj BDI në gjithë këtë aferë të montuar dhe përmes një shënimi në facebook ka bërë publik emrin e vajzës që i dëgjohet zëri në incizim, për të cilën thuhej se ishte Ermira Mehmeti.

“…sot kam vendosur të them disa fjalë lidhur me këtë sulm, që duket se akoma vazhdon. Së pari, është e qartë tendenca që, duke përdorur metodat më të thjeshta të programeve edituese Ermira Mehmeti të shndërrohet në sinonim të ‘shthurjes morale’ të shoqërisë sonë. Nuk është për t’u çuditur: në një shoqëri maskiliste, me premisa të theksuara të patriarkalizmit dhe logjikës së organizimit shoqëror fisnor ku mashkulli/burri ka fjalën përfundimtare për çdo gjë, një Ermirë është pengesë që duhet eliminuar”, shkruan Mehmeti. Ajo tutje thotë se ishte mjaft e lehtë për t’u sulmuar personaliteti i saj, ngase ajo nuk i kishte 100 burra prapa për ta mbrojtur.

“Rrethanat lehtësuese? Ermirës i ka vdekur babai, ka një vëlla që merret me art, pra jo me politikë, dhe një vëlla që është ndër udhëheqësit e Revolucionit të larmë. Ajo ka një kushërirë e cila pa ndalur e sulmon BDI-në dhe Qeverinë, dhe ka një familje pa 100 burra (sepse duket se ky është kriteri përcaktues për sukses në politikën tonë aktualisht)! Për më shumë, Ermira është edhe e divorcuar, kështu që terreni për ta goditur në dimensionin moral është perfekt, pa asnjë pengesë!”, deklarohet Mehmeti.

Ajo tregon se duke u gjendur pa mbrojtje nga institucionet por as nga subjekti i saj politik, është detyruar që vetë të kërkoj që të bëhet ekspertiza e ‘përgjimit’, në rrugë private. “Atë ekspertizë e kanë bërë inxhinierë të zërit nga Maqedonia, Kosova, dhe SHBA-të, dhe është parë qartë se bëhet fjalë për një bisedë të montuar, me qëllim diskreditimin tim”, thotë Mehmeti duke treguar se të njëjtat prova i ka dorëzuar në të gjitha organet e drejtësisë në vend, përfshirë edhe ministra e shefa Policie.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam folur për këtë çështje duke u nisur nga edukata ime dhe përcaktimi se roli im publik nuk është për t’ia prishur jetën askujt, aq më pak ndonjë vajze apo femre. Por, sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, dhe unë, por edhe Prokuroria Special e Ministria e Brendshme e kemi fotografinë e saj”, shkruan deputetja Mehmeti, duke shtuar se nuk ka dyshi m se qëllimi i kësaj fushate ka qenë dhe ngelet largimi i saj nga skena politike.

Fundin e shënimit të saj në facebook, deputetja Ermira Mehmeti e përmbyll me këto fjalë: ’Kjo nuk është politika që unë di ta bëj, nuk është politika që e kam mësuar, dhe nuk është politika në të cilën do të vazhdoj të jap kontribut. Prandaj, do të kërkoja që të ndërpritet fushata kundër meje dhe të lihet e qetë familja ime’./Koha.net

Kryesore
Të ngjashme

One Response to “Biseda erotike”, Ermira Mehmeti zbulon vajzën që foli në emër të saj

  1. Dulla

    Po boka prap moral kurva

     

Leave a Response

Një tetovar ka gjetur një mënyrë, thënë shumë butë, të çuditshme për ...
Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë ...
Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate me shkrim ka marr përgjegjësinë e ...
Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e ...
Katër balerina shqiptare dhe një badigard, të cilët punonin në lokalin e ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Është deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, por duket ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Kreu i partisë në pushtet, Gruevski, mbrëmë  bëri të ditur  blerjen e ...
Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të ...
Disa të rinj maqedonas kanë rrahur brutalisht me shufra druri një të ...
Kjo është kënga që i kushtohet ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla ...
Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës. Seanca ishte ...
Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore ...
“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, ...
Maqedoni – Një shpellë në afërsi të Kërçovës e njohur si “Shpella ...
Gjyqi i 37 personave të dyshuar si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një ...
Ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit “Ujësjellësi” në Maqedoni ka falur mbi ...
HARTA E FAQES SHERBIME