SHENIM/ Urgjencat e Edi Ramës dhe Ilir Beqjës 

edi ra

Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir Beqjaj prezantuan reformimin e sistemit të urgjencave në Elbasan.

Një sistem që sipas Edi Ramës do të ofrojë një shërbim më të shpejtë për qyetarët në nevojë. Dhe e gjithë reforma që Rama prezantoi si kulminacionin e një “Reforme Kombëtare”, praktikisht konsiston se prej sot në Elbasana nga 7 ambulanca, do të ketë 12 të tilla. Pra, vetëm për të dalë në televizor e për të prezantuar 5 ambulanca të reja si reformë kombëtare, Edi Rama paralizoi për gati një orë shërbimin e urgjencës në Elbasan. Kjo sepse të gjithë mjekët e spitalit rajonal ishin mbledhur në një sallë të qytetit për të dëgjuar fjalimin e “reformatorit si ai”!…

Po çfarë ishte show i rradhës i Edi Ramës, sot?

Një ditë pasi, nga Shqipëria iku një biznesmen me këmbë të thyera nga mafia dhe me në xhep 450 milionë dollarë dhe ai nuk tha asgjë, Rama del për 5 ambulanca në Elbasan si shpëtimtari i këtij vendi…

Vetëm një ditë pasi një djalosh 15 vjeçar gati sa nuk ra dëshmor i një urgjence që vinte vërdallë si pula qorre nëpër Tiranë dhe nuk dinte çtë bëntë me të riun që Zoti e fali, shefi i mëkëmbësit të tenderave në shëndetësi mbiu në Elbasan për 5 ambulanca të reja. 1 orë e kusur shfaqje për të prezantuar 5 makina të reja që do të vijnë sërish vërdallë nëpër të gjithë qarkun, por që njësoj si një ditë më parë, do të shkojnë tek pacienit e do harrojnë ta ngarkojnë e ta dërgojnë në urgjencë.

Pak ditë pasi një nënë dhe foshnja e saj u shuan vetëm sepse mjekësia e mëkëmbësit të Ramës për tenderat në shëndetësi e sorrollati ambulancave të 3 spitaleve të Tiranës nëpër natën e errët të kryeqytetit, Edi Rama çeli në Elbasan për të prezantuar 5 ambulanca të reja si reformë në sistemin e urgjencës në vend.

A nuk është kaq patetike e gjitha kjo? A nuk është kaq ulëritëse kjo humbje shtazarake e kohës si për një kryeministër ashtu edhe për të gjithë mjekët e Elbasanit që i lanë për një orë e kusur të sëmurët e qytetit në shpresë të “lalës”?!…

Që kjo qeveri e ka humbur busullën dhe tashmë nuk është në gjendje as të gjenerojë një shfaqje sa më pak bajate për të justifikuar dështimet, kjo nuk do as mend as kalem.

Por në urgjencë për të shpëtuar ç’të mundin, në urgjencën për të marrë ç’të mundin, në urgjencën për të mashtruar akoma më shumë sesa mundin, dyshja Rama-Beqja janë të sigurtë vetëm për fenelinat e urgjencës që i shkon nga pas autokolonës kryeministrore. Ajo po që është është e vemtja urgjencë që ka arritur të shpëtojë një pacient që lëngon nga mëngjesi në darkë për shkak të asaj dreq hernie, e cila përveç së ka bllokuar të zot po ia merr shpirtin edhe shqiptarëve.

Ajo po që është e vetmja urgjencë që i është nënshtruar reformës kombëtare dhe nuk dështon kurrë në nevojat e ndryshme që pacienti ka nga mëngjesi në darkë, shpesh nga qejfi e herë nga halli.

Vetëm se një gjë që nuk ia kuron dot ajo autoambulancë pacientit që lëngon për shkak të trupit e të turit bashkë, mallkimin e popullit që po vdes urgjencave të këtij vendi!…

Atij mallkimi po që nuk ka Zot që të shpëton!…

Shikoni videon sesi autoambulanca nuk arriti ti japë ndihmën nxënësit të plagosur tek “Cajupi” edhe pse ndenji aty për disa minuta!…

Kryesore
Të ngjashme

One Response to SHENIM/ Urgjencat e Edi Ramës dhe Ilir Beqjës

  1. kritiku

    pse del me ate veshje ne nje ambient te tille

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME