Një ditë e zezë për ekonominë – Nga Klodian Tomorri 

klodian-tomorri

Nga Klodian Tomorri

Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy realitete të kundërta; e pasur dhe e zhvilluar në Veri, por e varfër dhe e prapambetur në Jug. Ajo është Mafia. Në gjysmën e poshtme të “Çizmes”, bizneset përballen me një dilemë të përhershme, të paguajnë para tek Lordët e Krimit ose të falimentojnë. Në një ambient të tillë, askush nuk do të investojë.

Rasti më tipik i pasojave shkatërruese që krimi ka lënë në ekonominë italiane është Kalabria. Dikur në zemër të perandorisë Romake dhe asaj Greke, Kalabria është nje thesar jo vetëm natyror, por edhe historik. Ajo ka mbi 500 kilometër plazhe të virgjëra, një klimë shumë të favorshme për bujqësi dhe potenciale të jashtëzakonshme ekonomike. Por pavarësisht kësaj, në terma monetarë, Kalabria është rajoni me i varfër i Italisë.

Impaktet e krimit në ekonomi mund të jenë të tmerrshme. Kalabria është shembulli i gjallë, që rrezikon të pasohet nga një tjetër, pak më shumë se 500 kilometër në verilindje.

Në Tiranë, Omnix Group një kompani e fuqishme ndërkombëtare njoftoi tërheqjen nga të gjitha investimet në Shqipëri për shkak se presidenti i degës lokale, biznesmeni, Fadi Mitri u dhunua barbarisht dhe u kërcënua me jetë. Deklarata, e cila përbën një ngjarje të paprecedentë shënon një triumf shkatërrues të botës së krimit mbi shtetin ligjor.

Largimi i Omnix i heq ekonomisë 450 milionë euro. Me detyrimin për ta larguar këtë kompani, Mafia gllabëroi automatikisht 4.5 për qind të Prodhimit Kombëtar. në çdo sens që ka vlerë, kjo është një kosto dramatike. Por dëmi real është disa herë më i madh. Në një vend ku mafia mund të dhunojë, përzërë apo asgjësojë investitorët strategjikë, kapitali është dënuar sakaq me vdekje.

Larry Summers, një nga ekonomistët më autoritarë të botës, thotë se besimi është forma më e lirë dhe efikase e stimulit ekonomik. E anasjellta po ashtu është e vërtetë. Pasiguria është rruga më e shpejtë drejt mjerimit.

Sot është një ditë e zezë për ekonominë.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nga Dalina Buzi Si kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ...
Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë Arben ...
Nga Mary Steele – The Star Si dikush që ka lindur vetëm ...
Nga Sazan Guri Në dukje mund na ngjaj si marshim i thjeshtë, ...
Nga Patrick Kingsley (The Guardian) Ndërkohë që një turmë të vogël pensionistësh ...
Nga Kreshnik Spahiu Dje ndodhesha në Prishtinë dhe nuk pata fatin të ...
Nga David Owen (The Guardian) Argumenti se diplomacia ka dështuar në Siri ...
Nga Andi Bejtja Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të ...
 Nga Lutfi Dervishi Televizionet informative sot treguan se vendimet për të përcaktuar ...
Një histori tronditëse si ajo e masakrimit të biznesmenit libanezo – Amerikan, ...
Nga Poli Hoxha Një gjë e turpshme ka ndodhur gjatë protestës anti ...
 Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish ...
Nga Bryony Jones (CNN) Britania me të cilën ra në dashuri Samuele ...
Nga Ilir Babaramo Letër Presidentit te Republikës I nderuar zoti President, Ndonëse ...
Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo ...
-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, ...
Nga Stephen Collison(CNN) Hillary Clinton kishte një pyetje për turmën energjike, kryesisht ...
Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME