AK, AMF, dhe një shtet VK – Nga Klodian Tomorri 

klodian-tomorri

Nga Klodian Tomorri 

Besoj se e keni marr vesh të gjithë lajmin e bujshëm që Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka hapur hetim për tregun e sigurimeve pas rritjes së fundit të çmimeve? Deri këtu shumë bukur. Vendim për t’u përshëndetur. Tani e dini për ça do të hetojë Autoriteti i Konkurrencës? Për sjellje të koordinuar ose marrëveshje kartel mes kompanive të sigurimeve, ku nuk përjashtohet të jetë përfshirë edhe vet Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF). Struktura që do kryejë hetimin nga Autoriteti i Konkurrencës është Drejtoria e Mbikqyrjes së Tregut. Edhe deri këtu shumë bukur.

Por ka një problem të vogël. Drejtori i Mbikqyrjes së Tregut në AK dhe kryetari i bordit drejtues të AMF-së janë i njëjti person. Dmth, e thënë shkoqur, drejtori i mbikqyrjes së tregut në AK do të hetojë veten e tij si kryetar i bordit të AMF dhe kompanitë e sigurimeve. Tani pyesni, lexoni, kërkoni nëpër internet për një rast të ngjashëm në historinë e njerëzimit ku hetuesi dhe i pandehuri janë i njëjti person.

Nuk keni për të gjetur kurrë. Vetëm Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Kuvendit të Shqipërisë i duket normale kjo. Ndërkohë qytetarët mund të rrinë të qetë se interesi i tyre është i mbrojtur. Ja pra, këto janë institucionet tona. Dhe ky është shteti që kemi ndërtuar. Po huazoj shprehjen e një kolegu. Shtet VK.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Nga Dalina Buzi Si kurrë më parë në historinë e zgjedhjeve amerikane, ...
Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë Arben ...
Nga Mary Steele – The Star Si dikush që ka lindur vetëm ...
Nga Sazan Guri Në dukje mund na ngjaj si marshim i thjeshtë, ...
Nga Patrick Kingsley (The Guardian) Ndërkohë që një turmë të vogël pensionistësh ...
Nga Kreshnik Spahiu Dje ndodhesha në Prishtinë dhe nuk pata fatin të ...
Nga David Owen (The Guardian) Argumenti se diplomacia ka dështuar në Siri ...
Nga Andi Bejtja Sot, pas protestës të shoqërisë civile kundra ligjit të ...
 Nga Lutfi Dervishi Televizionet informative sot treguan se vendimet për të përcaktuar ...
Një histori tronditëse si ajo e masakrimit të biznesmenit libanezo – Amerikan, ...
Nga Poli Hoxha Një gjë e turpshme ka ndodhur gjatë protestës anti ...
 Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Në tetor 2015, Endri Fuga, ish ...
Nga Bryony Jones (CNN) Britania me të cilën ra në dashuri Samuele ...
Nga Ilir Babaramo Letër Presidentit te Republikës I nderuar zoti President, Ndonëse ...
Nga momenti i miratimit të ligjit të mbetjeve, Shqipëria ka përfituar jo ...
-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, ...
Nga Stephen Collison(CNN) Hillary Clinton kishte një pyetje për turmën energjike, kryesisht ...
Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME