Shënim/ Tahiri, arrogant e tallës me Metën, vazhdon sulmin ndaj LSI… 

meta-tahiri

Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga kultivimi i kanabsit, por mbi të gjithë i është përgjigjur në mënyrë të kujdesshme deklaratave arrogante dhe të papërgjegjshme të Sajmir Tahirit, duke pohuar: “Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabisi prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t’i shmanget. Por dhe partnerët evropianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen“.

Konkretisht Meta, përmes kësaj deklarate i është drejtuar Ramës, Tahirit dhe ambasadorëve Lu e Vllahutin. Ramës i ka thënë se “e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia…” duke i bërë thirrje “të marrë vendimet e duhura dhe të mos shmanget”; pra Meta ka lënë të kuptohet se Rama duhet “të heqë dorë nga kanabisi, të shkëputet nga kultivuesit e drogës dhe të mos e përdorë rrjetin e kultivimit të kanabisit për blerjen e votave…” Madje mund të shkohet edhe më tej, duke i kujtuar Ramës, se “me individë me rekorde kriminale që janë pjesë e kutivimit të kanabisit nuk mund të zëvëndëssh rolin e LSI”…

Po Meta i ka bërë apel edhe partnerëve ndërkombëtarë dhe më konkretisht Donald Lu dhe Romana Vllahutin të cilët kanë shumë aktiv për reformën në drejtësi por kanë heshtur plotësisht lidhur me kultivimin masiv dhe të paprecedentë të kanabisit. Meta i ka kërkuar edhe atyre të ‘marrin një vendim”, pra nuk duhet të heshtin më duke i krijuar Ramës mundësinë ta përdorë heshtjen e tyre si mbështetje të Uashingtonit dhe Brukselit.

Po shuplakën më të rëndë Meta ja ka dhënë Sajmit Tahirit që është zbatuesi kryesor i strategjisë së kultivimit të kanabisit, menaxheri i të gjithë proceseve nga kultivimi deri të shitja e kësaj drogë, por njëkohësisht, së bashku me Ramën, janë përfituesit kryesore të shumave kolosale të parave që sigurohen nga ky aktivitet kriminal….pa harruar përfitimin politik që vjen nga blerja e votave dhe sigurimi i pushtetit përmes kultivimit të kanabisit.

Sajmir Tahirit i ka djegur shumë deklarata e Metës dhe i është përgjigjur menjëherë në fb, tinëzisht, me arrogance por edhe duke tentuar të tallet me Metën. Tallja fillon që kur thotë se “ndaj plotësisht opinionin me kryetarin Meta…” ndërkohë që asgjë nga ato që shkruan nuk është e njëjtë me ato që thotë Meta port ë gjithën këtë e bën për ta vënë në gjumë Metën ndërkohë “thika” që i ka ngulur Meta e ka tërbuar. Por më qesharake është përgjigja që Tahiri i jep Metës për ndërkombëtarët, kur shkruan: Ilir Meta ka shumë të drejtë kur thotë se duhen dëgjuar ndërkombëtarët…” ndërkohë që Meta i stigmatizon ndërkombëtarët për heshtjen e tyre. Madje Tahiri nuk heziton të pohojë se “ndërkombëtarët jo vetëm kanë heshtur” por kanë shkruar raporte pozitive dhe në favor të qeverisë Rama: për “rezultatet mbresëlënëse, falë angazhimit të lidershipit politik…”; kjo duket një frazë të cilën ja ka nisur Rama me sms duke i kujtuar Metës se “lidershipi” është dora vetë dhe vetëm Rama.

Ky shkëmbim mes Metës dhe Ramës e Tahirit është një provë tjetër e marrëdhënieve të acaruara mes tyre, por që të lejon të kuptosh se Rama dhe Tahiri nuk kanë hequr dorë nga sulmet për eleminimin e Metës dhe të LSI, madje duke i kujtuar Metës se eleminimi i tij do të ndodhë edhe “falë angazhimit të ndërkombëtarëve”…

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME