SHËNIM/ Ministri që për vetullat nxjerr sytë 

tahiri

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria nuk u Lazaratizua në vitin 2016, por ka qenë edhe në “kohën e Saliu dhe Lulit” citoi komunikatat e policisë së vitit 2010 që raportonin gjetje të parcelave me kanabis në fshatrat e qarkut Shkodër. Të njëjtën gjë bëri edhe zëvendësi i tij në Opinion. Të njëjtin refren vijuan edhe rilindës të tjerë dhe mediet pranë e rreth tyre.

Lazaratizimi i Shqipërisë nga Karteli pushtetar i Drogës, Krimit dhe Korrupsionit që përcakton opozita, e jo vetëm ajo, nuk nënkupton se para vitit 2013 kanabis është mbjellë vetëm dhe vetëm në Lazarat. Kanabis është mbjellë në shumë fshatra të Shqipërisë edhe në atë kohë. Termi Lazaratizim nënkupton se mbjellja e kanabis në një zonë të caktuar nuk është një aktivitet sporadik, në sipërfaqe të vogla e në sasi modeste, por një zone ku mbjellja e kanabis është bërë një aktivitet me peshë të qenësishme.

Listat që tund Tahiri & co në fakt tregojnë se Policia para vitit 2013 arrinte të inspektonte të gjithë territorin dhe të identifikonte e shkatërronte pjesën më të madhe të parcelave ndonëse këto ishin të vogla e me pak bimë dhe të shpërndara në mënyrë sporadike.

Ndërkaq në Lazarat nuk u ndërhy në shkallë të gjerë, por fshati mbahej në vëzhgim dhe shtrëngim policor, thuajse në karantinë, ndërsa qeveria demokrate zbatonte moratoriumin e skafeve për ta vështirësuar trafikimin detar si dhe siguroi edhe mbështetjen italiane për fotografimin ajror.

Rilindja përmes aksionit në Lazarat në vend që ta dekurajonte kanabizimin apo Lazaratizimin e inkurajoi atë në gjithë Shqipërinë. Më shumë se përhapja gjeografike, që natyrisht ka ndodhur duke përfshirë më shumë fshatra, ajo që është me problematike është rritja edhe e numrit të parcelave në çdo zone, edhe e madhësisë mesatare të parcelave dhe pra rritje gjeometrike e numrit të bimëve, e sasisë së prodhimit, në përmasa të tilla sa në shumë zona kanabis është bërë aktivitet me peshë deri dominues.

Përmasa të këtilla të kanabizimit mund të ndodhin vetëm kur qeveria toleron dhe njerëz me pushtet brenda strukturave qeveritare janë drejtpërdrejt të lidhur me kanabizimin që në fazën e investimit për mbjellje e veçanërisht në grumbullim dhe trafikim.

Kjo do të thotë se ç’ka propagandohet si sukses në asgjësimin e 2 milion bimëve në 2016 apo e 99.2% të sipërfaqes me kanabis në 2015 janë vetëm propagande, qoftë nëse shifrat janë të rreme e qoftë nëse janë të vërteta. Në këtë rastin e dytë shifrat e asgjësimit i bie të jenë një fraksion i vogël i së tërës dhe me metoda diskriminuese.

Ky është i vetmi përfundim logjik, përndryshe  nëse aksionet e policisë së rilindur do të ishin kaq të suksesshme, s’kishte se si të rritej në këto përmasa kultivimi i kanabis, aq sa t’ia vlejë edhe ngritja e një piste të përhershme për trafikim me avionë në zemër të Shqipërisë, thuajse ngjitur me aeroportin e vetëm të vendit.

Kaq gjë e kuptojnë edhe Rilindësit ndaj rreken të bindin njerëzinë se po kaq shumë, në mos më shumë mbillej edhe në “kohën e Saliu dhe Lulit”, por asgjësohej më pak ndërsa në kohën e Rilindjes mbillet ca më pak, por asgjësohet shumë më shumë.

Pak a shumë si ai/ajo që kapet në flagrance dhe thotë “E/i dashur, nuk është ashtu siç duket”.

Por, duke dashur të vërtetojnë të pamundurën, pa dashje treguan se në “kohën e Saliut dhe Lulit” mbillej shumë më pak e me hallakatje gjeografike e megjithatë asgjësohej një pjesë shumë e madhe e asaj që mbillej.

Kot s’thuhet se ka disa tipa që për të zbukuruar vetullat nxjerrin edhe sytë. Veçanërisht Rilindësit që e kanë kaq për zemër makiazhin dhe/ose tatuazhin.

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME